Arrestohet dentistja shqiptare në Belgjikë, dyshohet se vrau të fejuarin e saj pak ditë para dasmës

Një dentiste shqiptare, e identifikuar si Monika S., 44 vjeçe është arrestuar nga policia belge që prej 21 majit pasi akuzohet për vrasjen e të fejuarit të saj, ish pilotit Robby Claes, 45 vjeç. 

Ish piloti Robby Claes u gjeti i vdekur në shtrat në mëngjesin e 20 majit në banesën e tyre në qytetin Lummen. Në pistën e hetimeve nuk përjashtohet vetëvrasja, por ka disa elementë që tregojnë se mund ta ketë vrarë e fejuara shqiptare.

Ndonëse mohon të ketë lidhje me vdekjen e 45-vjeçarit, policia belge ka ngritur dyshimet pasi Monika kishte hedhur çarçafët e krevatit për tu lartë dhe nuk kishte alarmuar menjëherë për vdekjen e tij. Ndërkohë dyshohet se ish piloti mund të jetë mbytur me qese plastike apo ka konsumuar ndonjë substancë helmuese.

Në fund të javës së ardhshme do të martoheshin por Claes u gjet i vdekur në mëngjesin e 20 majit.

1655204922_robbyclaes.JPG

Robby Claes

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër