Policia londineze ka arrestuar deputetin konservator anglez, Mark Pritchard, pasi dyshohet për një përdhunim. Sipas BBC policia ka konfirmuar se 48- vjeçari u arrestua pasi u paraqit vullnetarisht në stacionin e policisë. Ai akuzohet për një përdhunim në qendër të Londrës.

Por ky lajm nuk do të kishe kaq rëndësi, nëse Pritchard nuk do të kishte lidhje me Shqipërinë. Deputeti konservator Mark Pritchard është një emër i njohur në qarqet e politikës shqiptare pasi për disa vite ai ka mbajtur postin e kryetarit të grupit parlamentar gjithëpartiak Britani e Madhe-Shqipëri.

Në nëntor të vitit të kaluar gazeta britanike, Daily Telegraph publikoi një bisedë mes tij dhe gazetarëve, ku deputeti flet për lidhjet e tij me politikanët e Tiranës është zhvilluar në një prej hoteleve emblematike të Londrës, “Savoy Hotel”.

“Daily Telegraph” e përshkruan bisedën mes gazetarëve investigativë dhe Pritchard si një tendencë e hapur prej tij për të avancuar interesat në biznes se sa ato politike të partisë konservatore të David Cameron që përfaqëson.

I gjithë bashkëbisedimi është regjistruar nëpërmjet një kamere të fshehtë, ku Pritchard në lidhje me mundësinë e bërjes biznes në Tiranë jep këtë detaj:

“Personi i cili vendos për hotelet në Tiranë është kryebashkiaku. Ai është i drejtë. Unë këtë e di pasi njoh njerëz majtas dhe djathtas”, thotë Pritchard në video.

Deputeti Mark Pritchard thotë se ai kishte të gjitha lidhjet e duhura me politikanët e Tiranës.

“Unë njoh kryeministrin….. i njoh të gjithë…. i njoh ata shumë mirë… Kam numrat e celularëve… kështu ata e dinë se ky është një investim serioz për vendin e tyre dhe s’kanë për të bërë numra pasi …”.




Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)