Arrestohet djali i Nehat Kullës, dhunoi njerkën me urdhër mbrojtje! Shkak konflikti për vilën e ‘gjeneralit’ të bandës famëkeqe në Tiranë

TIRANË- Djali i Nehat Kullës, i njohur me nofkën ‘gjenerali’, i bandës famëkeqe në Tiranë, është vënë në prangat e policisë. 34-vjeçari, Robert Kulla, është arrestuar për dhunë ndaj njerkës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Shkak për konfliktin është bërë pronësia për vilën e të ndjerit Nehat Kulla, që ndodhet në zonën e Tufinës në Tiranë.

Burime nga policia për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se të dy kanë certifikatë pronësie dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. Sipas policisë rasti është i përsëritur dhe këtë herë ka kaluar edhe në vëtëgjyqësi, pasi Robert Kulla ka thyer çelësin e bravës së shtëpisë. Djali i Nehat Kullës akuzohet për tre vepra penale.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje", "Vetëgjyqësia", dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës". Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.'- njofton policia.

Robert Kulla nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ai është arrestuar në shtator të 2016 si autor i dyshuar i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 9 gusht të 2016. Në shtëpinë e Kullës policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë. Por prokuroria gjatë kësaj kohe nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye kërkoi lirimin e tij disa ditë pas arrestimit. Bashkë me Kullën u arrestuan Roland Liti dhe Alan Babameto.

Nehat Kulla, i njohur si "gjenerali", një nga krerët e bandave në vitin 1997, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në 16 qershor 2020 për shkak të Covid. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja