Arrestohet e moshuara,krimi i saj:
U përkujdes më tepër seç duhet

Arrestohet e moshuara,krimi i saj:<br />U përkujdes më tepër seç duhet
Një grua me flokë bionde ecte e vetme në një natë të ftohtë në burgun Bronzefield afër Heathrow disa ditë më parë.
 
E moshuara Teresa Kirk mbante në dorë 2 qese të zeza me rroba dhe celularin, sapo ishte liruar nga vuajtja e dënimit.
 
Krimi i saj ishte sepse dërgoi në një shtëpi portugeze të kujdesit social një të moshuar që i ishte caktuar të qëndronte në Angli.
 
Ajo vuajti 6 muaj burgim për këtë veprim, pasi refuzoi që të firmosë dokumentin që i caktonte të moshuarit të rikthehej sërish në shtëpinë ku i ishte caktuar.
 
Pas lirimit të saj ajo u shpreh se parapëlqen të shkojë në burg sërish përpara se të firmosë një dokument që do të shkatërronte jetën e të moshuarit.
 
“Ai e do diellin dhe jetën në Portugali, është vendi ku ka lindur. Nëse do të kthehej në Angli dhe do të mbyllet në një shtëpi përkujdesjeje këtu, ai do të vdiste. Klima këtu i shkakton depresion dhe anoreksi. Ai është mirë atje ku është”, është shprehur Teresa.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois