Arrestohet Enver Sekiraqa

Arrestohet Enver Sekiraqa
Enver Sekiraqa, njeriu më i kërkuar në Kosovë, është arrestuar nga autoritetet e EULEX-it . Zyrtarë të misionit për sundim të ligjit në Kosovë kanë deklaruar se oficerë të policisë së EULEX-it në mesditë në rajonin e Prishtinës kanë arrestuar Enver Sekiraqën në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e policit të njësisë speciale të Kosovës Triumf Riza në vitin 2007.

Zyrtarët të misionit të EULEX-it bëjnë të ditur se Sekiraqa gjithashtu duhet të vuaje dënimin prej dy vjetësh burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës.

Sekiraqa po merret në pyetje nga prokurori special I EULEX-it pranë prokurorisë speciale të Kosovës dhe oficerët e hetimeve të krimit të organizuar të EULEX-it.

I akuzuari për shumë vepra penale Sekiraqa dyshohej se ndodhej në arrati përderisa për të u pat lëshuar një fletë arrest në shkurt të vitit 2008 nën akuzën për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza për të cilin rast edhe është dënuar në mungesë nga Gjykata Supreme e Kosovës me dy vjet burg.

Që nga kjo kohë, Sekiraqa nuk i ishte dorëzuar policisë. Derisa policia kërkonte edhe përmes Interpolit, ai thuhej se ishte arratisur në Irlandë. Më pas thuhej se ai fshihej në veri të Mitrovicës.

Arrestimi i Sekiraqës vjen pak ditë pasi policia kishte arrestuar dy persona të tjerë që mendohet të kenë vepruar në grup me Sekiraqën dhe pas vetëdorëzimit të vëllaut të tij në polici.

Ai, gjithashtu, akuzohet edhe për disa vepra të tjera penale shpërlarje parash, kanosje dhe pengim i personave në detyrë zyrtare.

Për organet e rendit në Kosovë arrestimi I Enver Sekiraqës përbën hapin më të rëndësishëm të shkatërrimit, të grupit më të madh kriminal në vendin tonë.


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi