Iu gjet kallashnikov në banesë/ Shoqërohet gjatë operacionit anti-drogë shefi i objekteve në Komisariatin e Tiranës

Iu gjet kallashnikov në banesë/ Shoqërohet gjatë operacionit anti-drogë shefi i objekteve në Komisariatin e Tiranës

Dilaver Kalaja

TIRANE- Dilaver Kalaja, shef objektesh në Komisariatin nr. 1 të Tiranës është shoqëruar nga forcat e policisë pas një operacioni anti-drogë i cili ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov pa leje.

Burime bëjnë me dije se Kalaja është ndjekur që nga pika kufitare e Kapshticës deri në banesën e tij, ku pas kontrollit policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimi e armës. Ai ka shpjeguar në një lidhje telefonike për Shqiptarja.com se nipi i tij ka shitur një automjet te një person me dokumentacionin përkatës dhe se personi në fjalë është kapur në kufi me sende të kundraligjshme që sipas burimeve mësohet të ketë qenë lëndë narkotike. 

Operacioni anti-drogë ka përfshirë të gjithë territorin e vendit dhe po vijon ende edhe në disa qytete të tjera.

Lajm në përditësim

 Dilaver Kalaja

Arma e sekuestruar

Banesa e të arrestuarit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 23/10/2019 10:13

    E keputi vettingu ne polici kete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria