TIRANE – Pas Arben Shtëmbarit dhe Martin Shekos, kunetër, arrestohet edhe një grua: bashkëshortja e Shtëmbarit dhe motra e Shekos, Laura Sheko.
Laura Sheko tentoi t’i fusë hashash në burg, të shoqit dhe vëllait të saj, Martin Sheko.
Të arrestuarit ndodheshin në burgun 313, ku Sheko kishte shkuar per takimin e radhës. Gjatë kontrollit nga policia, asaj iu zbuluan disa doza hashashi të fshehura në rroba, të destinuara për familjarët e saj të afërt. Si rrjedhim policia nisi edhe ndaj saj, procedimin penal.
Arben Shtëmbari, bashkëshorti i Laurës, u arrestua në maj të vitit të kaluar në kuadrin e operacionit “Hidra”, bashkë me katër persona të tjerë, operacion gjatë cilit u sekuestrua një gomone dhe 100 kg lëndë narkotike. Ndërsa, kunati i tij, Martin Sheko, u arrestua si një person shumë i rrezikshëm në shkurt të këtij viti, si pjesë e një bande italo-shqiptare.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arrestohet kunati i ish-kreut të bandës italo-shqiptare