TIRANË- Burime të ATSH-së nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se Policia e Tiranës arrestoi sot në mbrëmje Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Guvernatori Fullani akuzohet nga prokuroria e Tiranës për "shpërdorim detyre" pas vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.
Policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për masën e arrestit me burg për Guvernatorin Fullani. 
Sot paradite, në Prokurorinë e Tiranës dëshmuan për 6 orë me radhë dy anëtaret e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, së bashku me ish-inspektoren e Bankës Qëndrore Teuta Baleta dhe drejtorin juridik Altin Naçi.
Më vonë, Drejtuesi i prokurorisë së kryeqytetit, Petrit Fusha, sqaroi për mediat  se hetimet janë drejt fundit dhe të gjithë personat që kanë dijeni për vjedhjen do të thirren në Prokurori,duke përfshirë këtu dhe Guvernatorin e Bankës, Ardian Fullani. . /ATSh/