TIRANË- Një 21-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për disa episode vjedhjesh. I riu, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje, më datë 20 nëntor ka vjedhur produkte të ndryshme në një market.
Po ashtu, ai nxiste edhe një të mitur 13-vjeçar për të kryer vjedhje. Më datë 6 dhjetor, i mituri ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të një market. Po në këtë ditë ka vjedhur para edhe në një lokal, siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë. I mituri futet në lokal dhe merr një shumë parash në banak dhe më pas largohet.
"Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Përsëritësi”. Në kuadër të këtij operacioni u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se më datë 20.11.2025, shtetasi S. K. ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market", njoftoi Policia e Tiranës.
Ndërkohë, gjatë operacionit “Përsëritësi” policia ka sekuestruar edhe veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak, të cilat 21-vjeçari ia ka shitur dikujt. Blutë e Tiranës po punojnë për të burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme. Po ashtu, u sekuestrua edhe një shumë parash, të dyshuara të vjedhura.
Komente









