Arrestohet sërish i forti i 'Myslym Shyrit', Gjergj Cukali, theu arrestin shtëpiak

Arrestohet sërish i forti i 'Myslym Shyrit', Gjergj Cukali, theu arrestin shtëpiak

I arrestuari Gjergj Cukali

Policia e Tiranës ka arrestuar sërish Gjergj Cukalin, i cili njihet si i forti i “Myslim Shyrit”. Cukali, një personazh i njohur për policinë, është arrestuar mesnatën e së enjtes pranë ish-ekspozitës në Tiranë. Ai ishte duke lëvizur bashkë me dy shokët e tij dhe policia e vuri në pranga pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak.

Gjykata e Lartë kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” për Gjergj Cukalin, pasi në vitin 2016 është arrestuar si drejtues i një grupi që shpërndante kokainë në Tiranë. Pavarësisht se është një person i rrezikshëm, i dënuar për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje, Gjykata e ka lënë në arrest shtëpie Cukalin, ndërkohë që vendimi i formës së prerë ende nuk është dhënë.

Policia e Tiranës thotë se Cukali akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, që parashikon dënim deri në 4 vite burg. Gjergj Cukali. Sipas Policisë Gjergj Cukali shpërndante kokainë në rrugën “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”, kur u arrestua në korrik të 2016-së. Cukali dyshohet se fitonte 50 mijë euro në muaj nga shitja e kokainës. 

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D V P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

Gjergji Cukali, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Me datë 12.04.2018 shtetasi Gj.Cukali i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi ka shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është larguar nga vëndqënrimi i banesës së tij ku ishte i detyruar të qëndronte.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale te “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuara nga neni 323 të Kodit Penal në ngarkim në shtetasit Gjergji Cukali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kush: 13/04/2018 21:16

    Jane prokuroret dhe gjygjtaret qe megjith at aktivitet qe kabo ky i forti ,kur fukarejt me nje cigare hashash denohen me disa vite burg,ndersa ky shperndares droge,peng marres lihet arrest shtepie turp per ket drejtesi te korruptuar,po i pastron vetingu keto hajdute milioner.

    Përgjigju
  • Fredi: 13/04/2018 11:11

    Normal qe do te kete shtim te aktivitetit kriminal kur gjykata le me arrest shtepie keta plehra. Cukali i forti i leshit, trafikant i rendomte qe i ka shpetuar drejtesise sepse eshte e koruptuar. Do i marrin dhe disa leke te tjera tani prape dhe do nxjerre mamane e tij ne shitje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë