Arrestohet i riu që sulmoi me bojë deputetin Ralf Gjoni

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se sot është arrestuar personi që sulmoi me bojë deputetin Ralf Gjoni. Teksa u ndal t'u kthente përgjigje deputetëve që kritikuan për sjelljen e policisë në protestat e opozitës, Lleshaj u ka dalë në mbrojtje uniformave blu. Sipas tij, ajo polici që sot opozita e re po e sulmon, është e njëjta që i ka mbrojtur deputetët e rinj që të futeshin në Kuvend shëndoshë e mirë.

"Një deputet që nuk është këtu (i referohet Ralf Gjonit) doja t'i thoja që policia ka sakrifikuar edhe për t'ju mbrojtur ju, nga partia që ju ka sjellë në Kuvend, që është absurd i madh, absurd historik. I kemi vënë policët përballë zjarrit, këtu për të mbrojtur ndonjë deputet i caktuar nga opozita që sot është jashtë parlamentit të mbërrijë shëndoshë e mirë në sallën e parlamentit. Është turp i madh historik. Sot, policia arriti të kapë një nga sulmuesit e njërit prej deputetëve që e sulmuan në mënyrën më të padenjë në rrugën për të ardhur për të bërë betimin me bojë, me një qasje të paparanushe për epokën e sotme", u shpreh Lleshaj.

Deputeti Ralf Gjoni u sulmua me bojë më 21 mars të 2019, teksa po dilte nga shtëpia e tij për të shkuar në parlament, ku do të bënte betimin.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Un fen ti pi: 17/05/2019 12:27

    O viçidol kur do vish tna i RRUASH bashk me sali berishën. Tna i rruash e tna i lëpish o viçidoli debil.

    Përgjigju
  • Berti: 17/05/2019 01:02

    Veprimi i tij eshte tipik i nje atentatori dhe si i tille duhet te trajtohet nga ligji. Do i demshperbleje Mona per kusuret qe do kene mbi kurriz tani.

    Përgjigju
  • Raul: 16/05/2019 18:47

    Duhet të jetë lrist i haremit veror të Jales dhe naziskin me tru të Shplare si ajo laraska që shau ambasadorin

    Përgjigju
  • Vicidoli: 16/05/2019 17:22

    Rrnoft BirishA qe i ban zap tanshqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin