Akuzohet për korrupsion, arrestohet ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini

Arrestohet Michel Platini ish-presidenti i UEFA-s për akuzën e korrupsionit në kuadër të hetimeve për organizimin e Botërorit “Katar 2022”. Bëhet me dije se Platini është transportuar në zyrën antikorrupsion në Paris ndërsa çështja për të cilën akuzohet daton që në vitin 2010 për të drejtën e organiuzimit të Kupës së Botës nga Katari dhe në atë kohë Platini ka qënë president i UEFA-s.
Vendimi përfundimtar për të drejtën e organizimit të Kupës së Botës iu dha Katarit nga Sep Blatter që në atë kohë  president i FIFA-s por më pas pati denoncime,hetime dhe arrestime gjë që çoi deri në ndryshimin e drejtuesve të FIFA-s e UEFA-s.

Në këtë skandal indirekt u përfshi edhe Platini me akuzën se ka marrë nga Blatter në vitet 1999-2002 pagesa jo të ligjshme dhe që më pas u skualifikua me 8 vite që zbritën në 4. Platini në atë kohë u detyrua të largohej nga drejtimi i UEFA-s dhe në 2015-tën u zëvendësua nga Ceferin. Hetimi për Botërorin 2022 u nis në vitin 2016 nga Prokuroria franceze me akuzën e korrupsionit aktiv e pasiv të personave që nuk ushtrojnë funksione publike. Në qënëdër të hetimeve është një drekë e organizuar disa ditë përpara se të shpallej fituesi për të organizuar Kupën e Botës.

Në atë drekë perveç Platinisë morrën pjesë edhe ish-presidenti francez Sarkozy,emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Jassem në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe i Sporteve  por edhe një këshilltare e Sarkozy dhe sekretari i përgjithshëm i Presidentit francez të cilët po ashtu janë thirrur për të dëshmuar.Platini kishte dëshmuar për llogari të këtij hetimi edhe në vitin 2017-të dhe ka thënë sesi kishte votuar për Katarin në 2010-tën por e dinte një gjë të tillë përpara se të organizohej dreka./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 18/06/2019 15:55

    Oo sa mire mbase do zoti ta fusin ne burg me ndonj shqiptare tja guxhulisi pak koken ketij antishqiptari..

    Përgjigju
  • USA: 18/06/2019 14:09

    Ja pra kjo eshte drejtesi.Pa buje e pa mitingje.Qeveria po te doje e kap lepurin me qerre.Ne Shqiperi lepuri eshte bere kafshe fluturuese nuk kapet dot.

    Përgjigju
  • Lui: 18/06/2019 12:12

    Kaq vite ne hetim dhe si ka mundesi qe asnje gazetar nuk botoi ndonje artikull me pergjimet e asaj dreke.. Hahahah.. Ca prokurore legena keta francezet?! Nuk na dha e asnje info gjate hetimeve

    Përgjigju
  • LORA: 18/06/2019 11:52

    Lam I mire.

    Përgjigju
  • Alban2019: 18/06/2019 10:54

    Ne koke te kesaj DOSES shqipetare qe e ka kthyer ne biznes privat. DOSA E FUTBOLLIT SHQIPETAR

    Përgjigju
  • Hinglateri: 18/06/2019 10:45

    Tani e ka radhen Duka ( i kit i malavitrs i Fedetates Shqiptare)

    Përgjigju
  • WTF: 18/06/2019 10:32

    Zemra mal per kete vemje!

    Përgjigju
    • Kanceri: 18/06/2019 10:47

      Do shkoj Gon Duka ti coj nai paket cigare se e ka pas dhe shok.

    • Ehhh: 18/06/2019 10:39

      Mal eshte pak, na bente dhe si i ndershem. Te pakten andej i arrestojne, kurse ne i ngreme pedistal te korruptuarit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë