Një nga huliganët më të rrezikshëm serbë, njeriu që u bë protagonist për dhunën ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare në Beograd tetorin e 2014-ës, Ivani i tmerrshëm është arrestuar në Koln të Gjermanisë. Arrestimi i tij është bërë pas dhunës që shpërtheu në stadium dhe rrugët e qytetit teksaj luhej ndeshja Koln-Crvena Zvezda e vlefshme për Europa League.
Serbët surprizuan duke fituar 0:1, por sfida u shoqërua edhe me përplasje mes tifozerive. Policia gjermane bën të ditur se ka arrestuar një prej ultrasve serbë me emrin Ivan Bogdanov i cili njihet ndryshe me nofkën "Ivanin e tmerrshëm". Për dhunë dhe incidente në rrugët e qytetit policia gjermane ka identifikuar dhe arrestuar disa tifozë të ekipit serb.

(Tifozët serbë në rrugët e Koln-it, Gjermani)

(Policia gjermane ndalon disa prej tifozëve serbë)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Gjermani, dhunë në Koln-Crvena Z.">