KUKËS- Këngëtarja e njohur shqiptare që banon në Kosovë, Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete.

Përveç saj janë arrestuar edhe dy personat të tjerë që po udhëtonin me të. Këngëtarja me banim në Prishtinë po udhëtonte me  F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Policia ka gjetur në makinë tip "Audi" me të cilin po udhëtonin  një pistoletë tip "Zoraki", 23 fishekë luftarakë dhe një pistoletë tip çakmak. Akoma nuk dihet se përse këngëtarja po udhëtonte me armë zjarri me vete në makinë dhe se çfarë lidhje kishte me dy personat e tjerë të paidentifikuar. Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", ndërsa materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Ende nuk ka një deklarim të Morinës për policinë shqiptare ndërsa  Report Tv mëson se gjatë shoqërimit për në qelitë e policisë Kukës ajo nuk ka bërë rezistencë. Pak ditë më parë mësohet se Fjolla Morina nga Shqipëri shkoi ne Kosove, dhe hyri përsëri  në  Shqipëri, kësaj here e  armatosur.

Ajo dyshohet për trafik armësh e municionesh ndërsa pritet që gjykata e Kukësit të vendos të hënën masën e sigurisë për këngëtaren kosovare. Morina nuk prangos e vetme pasi me të u arrestuan edhe dy shtetas F.S dhe F.M përkatësisht 29 vjeçar nga Kosova.

Sipas kodit penal  trafikimi i armëve të zjarrit si në rastin e Morinës për të cilën policia e akuzon për krim të kryer në bashkëpunim rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg.

Makina tip Audi Q7

 

Këngëtarja bukuroshe , para 4 ditësh mori si dhuratë një makinë të tipit “Audi Q7, një ndër më të shtrenjtat e kohëve të fundit, ndërsa nuk dihet se kush fshihet pas kësaj dhurate super të shtrenjtë. Fjolla Morina është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe Diasporën.

Armët e sekuestruara

Ligji për të cilën rrezikon Fjolla Morina

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:54
Pse shkoi Fjolla Morina në Spitalin e Kukësit? Zbulohet e vërteta dhe arsyeja e udhëtimit drejt Tiranës

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete.

Mësohet se Fjolla Morina nuk ka shkuar në spitalin e Kukësit për arsye se është ndjerë keq, por sipas ligjit femrat që janë paraburgim pas arrestimit për vepër penale duhet t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të ditur gjendjen shëndetësore, si për shembull mos është shtatzëne apo sëmundje të tjera, që do të thotë se është shumë mirë me shëndet.

Sipas informacioneve për Report Tv, destinacioni i këngëtares ka qenë fillimisht në Tiranë e më pas për të shkuar në Ulqin për realizimin e një klipi të ri.

Mësohet se për realizimin e klipit do të qëndronte rreth një javë në Shqipëri.

Pritet që ditën e hënë ose të martën, t'i caktohet masa e sigurisë. Sipas kodit penal trafikimi i armëve të zjarrit dënohet nga 10 deri në 20 vite burg. 

Ora 14:51
Jeta luksoze e Fjolla Morinës, nga makina Audi Q7 e deri tek armët në videoklipe

Fjolla Morina është një ndër këngëtaret që gjithmonë ka rënë në sy për jetën luksoze dhe videoklipet e shtrenjta. Në shumë vidoeklipe ajo ka dalë edhe me armë zjarri, duke nënkuptuar se është fanse e tyre. Veshjet e saj ekstravagante në jetën  e përditshme por edhe në videoklipet e saj muzikore tregojnë se ajo pëlqen ekstravagancën dhe ekstremitetin.