Skandali i lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, SPAK arreston kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin! Ja akuzat (VIDEO)

TIRANË- Ish presidenti i Republikës, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua sot (21 tetor 2024) me urdhër të SPAK dhe firmosur nga GJKKO, ndërsa është caktuar masa detyrim paraqitje për bashkëshorten e tij në proces divorci, Monika Kryemadhi.

GJKKO ka caktuar masën arrest shtëpie për Pirro Xhixhon, ish-kreu i AKEP, dhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho si dhe detyrim paraqitje është caktuar edhe për Ema Çokun, një person i afërt me Monika Kryemadhin. 

Masat  e sigurisë konkluduan një hetim 5 vjeçar të nisur në vitin 2019, njoftoi zyrtarisht pasditen e 21 tetorit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Urdhri i SPAK për arrestimin ka ardhur në kuadër të hetimit për skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA, dosje që janë bashkuar në një bashkë me hetimin pasuror të familjes. 

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, po hynte në Tiranë, i kthyer nga një udhëtim që kishte bërë në Kosovë, në momentin që makina e tij u ndalua nga forca të shumta të Operacionales, rreth orës 13:15 minuta të 20 tetorit 2024. Report Tv solli edhe videon ekskluzive të momentit të arrestimit të Metës, ku dallohet si efektivët me maska nxjerrin me forcë nga makina ish presidentin. 

Më pas Meta u dërgua në Policinë e Tiranës, ku qëndroi për rreth 2 orë, për të përmbyllur procedurat e arrestimit, për t’u transportuar me pranga në duar në ambientet e Bllokut të Sigurisë, në pritje të caktimit të orës për seancën e rivlerësimit të masës. Në momentin e hyrjes, Ilir Meta bëri me duar shqiponjën, brenda furgonit të forcës elitë RENEA, i cili e transportoi.

Ndaj Metës, i cili ka mbajtur postet më të larta të vendit, President, Kryeministër dhe Kryetar Kuvendi, rëndojnë akuzat korrupsion në 3 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash. Po të njëjtat vepra penale rëndojnë ndaj bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Përveç tyre, në “arrest shtëpie” për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë” është vënë Pirro Xhisho, babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe në “detyrim paraqitje”. Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Ema Çoku, mike e Monika Kryemadhit. Ndaj Ema Çokut rëndon akuza "Pastrim i produkteve të veprës penale" dhe ndaj Pirro Xhixhos korrupsion pasiv. 

Ema Çoku është një personazh i njohur në kryeqytet. Ajo ka pasur në pronësi Coli's Galleri në Bllok te Samos Toëer përballë vilës së Enver Hoxhës, si dhe një dyqan perdesh. 

Tre janë prokurorët e dosjes Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtari që ka lëshuar masat është Erjon Cela

Njoftimi i SPAK për arrestimet: Meta ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA

Akuzat dhe masat e sigurimit personal (21 tetor 2024)
1 - Ilir Meta - Ish presidenti i Republikes, aktualisht president i Partisë së Lirisë 
Masat e sigurimit personal -  'Arrest me burg' 
3 akuza:  -Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë
-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim
-Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.
2- Monika Kryemadhi bashkëshortja e Ilir Metës, ish kryetarja e LSI-së -
Masat e sigurimit personal -  “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”
3 akuza -Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë
-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim
-Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.
3- Ema Çoku, mikeshë e ngushtë e Monika Kryemadhit 
Masat e sigurimit personal - “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”
Akuza: Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim
4- Pirro Xhixho, babai i nënkryetares së PL-së, Erisa Xhixhi, ish kryetari i AKEP 
Masat e sigurimit personal - 'Arrest shtëpie' 
Akuza: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal. 

Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi, Sokol Dema dhe Danjela Maloku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
U arrestua sot nga SPAK, i biri i dërgon Ilir Metës ndërresat dhe ujë në qeli (VIDEO+ FOTO)

 

Djali i Ilir Metës, Besarti, i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj, kanë vizituar mbrëmjen e sotme babain e tij në qelinë e IEVP-së “Mine Peza”.

Ai dhe Gjokutaj, janë parë në ambientet e burgut “302” në Tiranë, ku pasi kanë ndjekur procedurat janë lejuar të hyjnë brenda.

Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet teksa djali i Metës mbante në duar edhe një çantë me sende për babain e tij, ndërsa i ka dërguar edhe ujë.

Ora 18:19
Me kokën ulur, momenti kur Meta del nga Policia e Tiranës

Këto janë disa foto ku Ilir Meta shoqërohet nga forcat e policisë për tek Blloku i Sigurisë ‘Mine Peza’. Nga imazhet e shkrepura shohim Metën i cili me kokën ulur po shkon drejt furgonit të Policisë.

Ora 18:01
Publikohen pamjet kur Blushi ‘përcjell’ Metën drejt Bllokut të Sigurisë

 

Ted Blushi me sa duket është një nga njerëzit që nuk e ka pritur fare mirë arrestimin e Ilir Metës me urdhër të SPAK.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet e publikuara Blushi ka shkuar në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Kur furgoni i Policisë doli për të transferuar Metën drejt Bllokut të Sigurisë 'Mine Peza', Blushi iu afrua dhe i binte dritares, teksa i jep kurajo Ilir Metës.

Ora 17:24
Kryemadhi sulmon drejtësinë: Gjyq politik, një farsë për të vrarë aksionin e opozitës! Arrestimi i Metës çnjerëzor

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pasi i është komunikuar masa detyrim paraqitje në dosjen për lobimin e LSI në SHBA e hetimin pasuror, për të cilën u arrestua edhe bashkëshorti i saj Ilir Meta. GJKKO ka caktuar ndaj saj masën detyrim paraqitjeje. Kryemadhi thotë se do të përballet me drejtësinë pa asnjë hezitim, por i shigjeton organet ligjzbatuese duke thënë se ky është gjyq politik dhe publik.

Sipas saj, kjo goditje bëhet me synim për të vrarë aksionin e opozitës. Ajo shkruan se i kanë mbërritur dhjetëra faqe me fjali boshe për të justifikuar akuzat e rreme të disa kallëzuesve shpifarakë. Kryemadhi paralajmëron se do të përballen me drejtësinë dhe të vërtetën e saj brenda e jashtë vendit.

Të dashur qytetarë shqiptarë, miq dhe dashamirës të opozitës shqiptare dhe të familjes tonë.  Ju falenderoj përzemërsisht për të gjitha mesazhet e solidaritetit gjatë kësaj paradite. Vetëm para pak minutash më është vënë në dispozicion fermani i gjykatës politike të Edi Ramës. Dhjetëra faqe me fjali boshe për të justifikuar akuzat e rreme të disa kallëzuesve shpifarakë, atentatorë në tentativë për të vrarë aksionin e opozitës shqiptare në tërësi.

Krimet mostruoze transnacionale të Edi Ramës dhe miqve të tij, përdorues të rregullt të SKY dhe ECC, nuk mund të amnistohen me pamjet e shëmtuara të ndalimit çnjerëzor të ish-Presidentit të Shqipërisë në mes të rrugës. Vjedhjet shtetërore mafioze si ajo e inceneratorëve që vazhdojnë përditë dhe në çdo sektor, nuk lahen dot me gjyqet publike që mund ti bëjnë drejtuesve të opozitës shqiptare, përmes procesve gjyqësore pa prova dhe pa fakte.

Krimet e disa prokurorëve të prokurorisë speciale, që nuk guxojnë të përmendin emrat Edi Rama dhe Erion Veliaj, duke i amnistuar dhe duke ju nënshtruar pushtetit në kundërshtim me rolin e tyre ligjor si prokurorë të Republikës, kur Rama e Veliaj krimet i kanë kryer dhe i kryejnë duke lënë gjurmë në shkresa shtetërore, nuk mund të amnistohen edhe nëse zyrtarët-ushtarë të drejtësisë ngrenë akuza politike ndaj çdo deputeti të opozitës në Kuvend, apo drejtuesi partie opozitare.

Ju siguroj se, pavarësisht të gjithë gjyqit politik dhe publik, unë kurrë nuk do të ndalem.Ju konfirmoj se po, gjykata politike e Edi Ramës ka marrë për mua vendimin për detyrim paraqitje. Kam udhëzuar ekipin e mbrojtësve të mi ligjor për të demontuar këtë farsë në çdo gjykatë brenda dhe jashtë vendit. Si kam deklaruar dhe më parë do të përballem me drejtësinë pa asnjë hezitim me të vërtetën time dhe procedurat ligjore brenda e jashtë vendit.

Ora 16:46
Zbardhen 3 akuzat që rëndojnë ndaj Monika Kryemadhit

Ndaj Monika Kryemadhit rëndojnë të njëjtat akuza që janë ngritur nga SPAK edhe për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Konkretisht ndaj Kryemadhit rëndojnë akuzat Pastrim parash, Korrupsion dhe Mosdeklarim të ardhurash.

Ndaj, Kryemadhit është caktuar masa detyrim paraqitje.

Ora 16:46
21 tetori/ Dita e arrestimeve të bujshme! Fiks një vit më parë arrestohej Jamarbër Malltezi dhe Berisha vihej në masën e detyrimit me paraqitje, sot arrestohet Meta

1729522139_metaberisha.JPG

Arrestimi i Ilir Metës sot më 21 tetor 2024, koincidon fiks një vit pasi u arrestua në Rinas, Jamarbër Malltezi për çështjen Partizani nga SPAK dhe kur Berisha u vu në masën e detyrimit për tu paraqitur.

Më pas Berisha pas refuzimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore, Berisha më 30 dhjetor u vu në masën e arrestit në burg.

Ora 15:49
U arrestua me urdhër të SPAK, Meta brenda furgonit të policisë (FOTOLAJM)

1729518318_ilirmeta.jpg

Presidenti i PL-së Ilir Meta u arrestua sot me urdhër të SPAK pasi po hetohet për aferën CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA.

Ndërkohë ka qarkulluar një foto e Ilir Metës brenda furgonit të policisë teksa po largohej nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për në bllokun e sigurisë Mine Peza në kryeqytet.

Ora 15:48
Rrugës për në qeli, Ilir Meta bën shqiponjën me duar brenda furgonit të policisë (VIDEO)

Kreu i PL Ilir Meta në momentin që ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ishte duke u transferohet drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”, ka bërë shqiponjën me duar.

Teksa furgoni po dilte nga ambientet e Policisë, mbështetës të Metës të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve dhe filluan ta godisnin automjetin e policisë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Meta shihet teksa ka bërë me duar shqiponjën, brenda furgonit të policisë rrugës për në qeli

Ora 15:44
Arrestimi i Ilir Metës/ Kush janë tre prokurorët që po hetojnë kreun e Partisë së Lirisë

 

Tre janë prokurorët që kanë në dorë dosjen e Ilir Metës, Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani.

Ora 15:33
Arrestimi i Metës/ Dosja e lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA bashkohen në një! Ja akuzat, korrupsion në 3 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash

 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ilir Meta u arrestua për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ DIA. Të dyja dosjet janë bashkuar në një, ndërkohë që familjes Meta po i hetohet edhe pasuria.

Tre janë akuzat që rëndojnë ndaj Metës, korrupsion në 3 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash

Ora 15:08
Arrestimi i Ilir Metës, avokati Gjokutaj: Politike! U godit nga dyshja Dumani-Rama dhe ish-bashkëpunëtorët e Metës! Rrëmbyen ish-presidentin

 

Avokati i Ilir Metës, ka reaguar pasi ky i fundit la ambientet e Policisë së Tiranës dhe do dërgohet në Bllokun e Sigurisë. Gjokutaj tha se është një vendim tërësish politik, i dyshes Dumani-Rama që goditën Metën sipas tij edhe me ndihëm e ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore, Kjo ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë  shpjegim sa herë e kanë pyetur. Këto rrethana kanë 5 vjet. Momenti është politik. Dyshja Rama-Dumani dhe me ndihmën e mashave, ish-bashkëpunëtorët e Metës, që kanë formuar një vendim që ne sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është krejt i qartë është i vendosur të përballet me procesin. Rrëmbyen në rrugë ish-kryeministri, ish-presidenti.

Ora 15:06
VIDEO/ U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta lë Policinë e Tiranës, momenti kur transferohet me furgon drejt Bllokut të Sigurisë

Ky është momenti kur Ilir Meta lë Policinë e Tiranës dhe transferohet me furgon drejt Bllokut të Sigurisë. 

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se Meta me kokën ulur hipën në furgon.

Ora 14:36
Konfirmohen edhe 2 masat e tjera për dosjen e Ilir Metës, njëri babai i Erisa Xhixhos! Arrest shtëpiak për Pirro Xhixhon, Ema Çoku në detyrim paraqitjeje

 

Konfirmohen masat e sigurisë së Gjykatës së Posaçme edhe për 2 personat e tjerë të dosjes së SPAK-ut, pas arrestimit të Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë.

Bëhet fjalë për Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, që ka masën “arrest shtëpiak” dhe për Ema Çokun, “detyrim paraqitjeje”.

Pirro Xhixho është njëkohësisht edhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Gjithashtu edhe për Monika Kryemadhin është njoftuar masa e detyrimit për paraqitjeje në këtë dosje, kurse hetimet mbeten aktive dhe në proces, bashkë me operacionin e BKH.

Ora 14:23
Reagon Monika Kryemadhi, sulmon dhe drejtësinë: S’kam dijeni për masën e Gjykatës për mua dhe babanë e fëmijëve të mi! Po na bëhet gjyq publik, sulm i radhës ndaj opozitës

1718199435_monika.png

Monika Kryemadhi

Menjëherë pas lajmit të arrestimit të Ilir Metës për pastrim parash dhe çështjen e lobimit, por edhe të caktimit të masës detyrim paraqitjeje ndaj saj, ka ardhur reagimi i Monika Kryemadhit.

Teksa e quan Metën “babai i fëmijëve të mi” dhe jo bashkëshort, ajo e cilëson si një “sulm të radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare” dhe si “lajme të servirura nga propaganda e qeverisë”.

Kryemadhi, në postimin e saj në FB, mohoi të kishte dijeni për masën e sigurisë dhe se “sapo të njoftohet, do përgjigjet me hapa ligjorë dhe publikë”.

Reagimi i Kryemadhit:

"Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.

Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.

Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.

Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.

Duke nisur nga Inceneratorët dhe deri tek çdo betejë tjetër të drejtë, që po luftojmë për shqiptarët”.

Reagimi i Monika Kryemadhit
Ora 14:09
VIDEO/ Meta në drejtorinë e Policisë së Tiranës, mbërrin avokati i tij

Pas arrestimit të Ilir Metës në drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur avokati i tij Genc Gjokutaj.

Siç shohim edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv avokati është parë të hyjë në mjediset e policisë.

Ora 13:45
Skandali i lobimit të LSI në SHBA, detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

Monika Kryemdhit i është caktuar masa detyrim paraqitje në kuadër të hetimeve për skandalin e lobimit në SHBA dhe hetimit pasuror. Burimet thonë se i është caktuar masa detyrim paraqitje, por vetë Monika në një reagim sqaron se nuk ka dijeni dhe nuk i është komunikuar. 

Meta dhe Kryemadhi janë në proces divorci. 

Ora 13:37
Arrestimi i Ilir Metës, Report Tv zbulon 3 akuzat që rëndojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë

1727094300_ilirmeta.JPG

Report Tv ka siguruar tre akuzat që rëndojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, që u arrestua me urdhër të SPAK për lobimin në SHBA.

3 janë akuzat që rëndojnë ndaj Metës për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Ora 13:21
Arrestimi i papritur i Ilir Metës, kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40! Iu vunë prangat te Kthesa e Kamzës teksa ikte me makinë në seli

Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për pastrim parash ishte tërësisht i papritur. Meta kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40.

Burimet thonë se është arrestuar në makinë te Kthesa e Kamzës në Tiranë teksa shkonte në seli.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elena: 22/10/2024 12:52

    RESPEKTE DUMANIT dhe ekipit te tij,,dhe po ashtu respekte amerikes qe po na shkul kete te keqe te madhe qe largoi shqiptaret nga shqiperia..KORRUPSIONIN E DISA ANTISHQPTAREVE...////

    Përgjigju
  • alsni: 22/10/2024 12:44

    Jaam dakort qe meta dhe hajdutet e tjere te futen ne pune per pastrimin e plazheve dhe lumejve nga papastertite...per gjithe kohen qe do jene ne burg......

    Përgjigju
  • Agron Cela: 22/10/2024 07:21

    Deputetin shkodres agron cela me ilir meten Kane zaptu lulishten e shatervanit me grand Europa hotel , edhe ne velipoje Kane zaptu plazhin me hotel velipoja Europa . Pushta

    Përgjigju
  • Iris: 22/10/2024 02:19

    Sikur te behej nje liste e lajmeve politike me te rendesishme ne 33 vjet,ky do te ishte nje nga 10 te paret.

    Përgjigju
  • tezja: 21/10/2024 23:20

    I THEMI DJALIT TE METES TI COJE BABAIT NJE ARKE ME SAPUNA....SE DO I DUHEN...

    Përgjigju
  • About: 21/10/2024 22:12

    Momenti qe jam ndjer me krenar dhe besoj se ka shpres ne kte vend ishte kur ata dy cunat e moren zvare kte moterqirin mafiozion me te madh te ballkanit… me jane mbushur syt me lot… me shume mundesi do denohet sa per sy e faqe dhe jo ber gjitha bemat por ai moment ata dy cuna do te mbeten perjet te skalitura ne mendjet dhe zemrat e shqiptare njelloj si ismail qemali qe ngiriti flamurin ne vlore apo skenderbeu qe puthi dheun kur u kthye… hallall qymshi I nenes djema ju jeni trimat evertet jo ata qe meren me droge me vrasje apo bejn gangsterst me ferrari ❤️

    Përgjigju
  • Rrota e fatit: 21/10/2024 20:43

    Ilir Meta , po ish kryeminister dhe ish president ! Po pra , pikerisht Meta qe solli ne 2013 pikerisht Ramën ne pushtet me votat e LSI atehere sot PL , pra shperblimi qe mori nga “Zeus” meqe solli Ramën ne pushtet per gjashtembedhjet vite! Tani une mendoj qe zoti Meta del te merkuren ne mengjes , ama mendoj qe shperblimi qe ka Rama per aleatet eshte vetem stili burgut , si ne Spaç nga ku shkronja ç eshte bere C dhe italisht C lexohet K ! Pra tani fakti qe rama mbizoteron zonen politike ishte viti 2013 kur Meta i dha doren dhe rama nderen ja kthej e beri president dhe tani i dha goditjen e fatit , lind pyetja , kush do ta marre opoziten ne 2025? Ndoshta Arlind Qorri ndoshta A.Lapaj , ndoshta E.Shabani ose ndoshta “i zgjedhuri” pra Basha , ndaj them qe akoma nuk dihet ama Zgjedhjet 2025 behet se kush esht opozita e rradhes sepse mazhoranca duhet qe me pranvere !

    Përgjigju
    • xholi: 21/10/2024 21:07

      te gjithe keto qe permende nuk psonsin as veten lere me vermuden e embel apo lemoncel po sic e the te merkuren del eshte vetem ceshtje fati qe u vjen rrotull atyre qe jane te pergatitur

  • Like spiuni Meta Metaj: 21/10/2024 20:37

    Kamën zvarr e marrsh të tjer me vete se Shqipnia nuk i duron tradhtart. Patriotat e Shqipnis kan filluar spastrimin dhe rikthimi në Evrop asht ma afër se kurr. Koka të reja do dalin por shpejt do u pritet e do bahen shembull se shpejt i harrut t’vjetrit.

    Përgjigju
  • Ura e thive: 21/10/2024 20:20

    He Ilir Meta te thashin kraht ku po e kalon kyt dimen,edhe te thaç 100 her mos kalo asaj rruge????bjeri nga nga rruga e vjeter po ti thojshe i bje ma te mirit pse nuk i re????? rri tesh ku e le Erisen qe e ke dasht ma shum se grun tyte.Po Pirron e shkret pse e msove me vjedh çfaj ka ai me ta pa sherrin tesh ne pension?

    Përgjigju
  • Linda: 21/10/2024 20:02

    Hallall cunave qe i vune "byrzylyqe" duarve te Like hajdutit! Ato per cfare akuzohen i gjithe grupi nuk jane asgje perpara te tjerave te tmerrshme qe kane bere,histeris se Mona hajdutes per " ndershmeri"politike i erdhi fundi!

    Përgjigju
  • vera: 21/10/2024 19:02

    Shtepite e saliut,,,metes,,dhe te tjereve qe do kapen,, tek gjiri i lalezit te kthehen ne kampe verore,,,per femijet jetime,,,ose kamp pioneresh sic kane qene dikur...

    Përgjigju
    • @vera: 21/10/2024 19:27

      Te lumte goja

  • landi: 21/10/2024 18:56

    te hetohen dhe BEDELET E ILIR METES,,AI gezim cela ne shkoder,,dhe irfan hysenbelliu,,,te dy keta kane investuar parate e ilir metes ne palla te dhe resorte,,,,RESORTI GRAND EUROPA NE VELIPOJE ESHTE I METES...

    Përgjigju
    • Emi: 22/10/2024 23:31

      Prej hundësh tiu dalin që të gjithëve. Kthehet karma. O Zot!

  • Lliko: 21/10/2024 18:51

    Po Plaku TRU THARÈ dhe i PËSHTIRË Petrit Vasili kur do ARRESTOHET KOKRRA e HAJDUTIT ?????? Petrit Vasili DORDOLEC dhe i URRYER duhet të ARRESTOHET URGJENTISHT !! Petrit Vasili DITËZI , SHPIRT ZI , SURRAT ZI dhe ZEMÈR ZI ka qenë dhe është RREZIK KOMBËTAR dhe SUPER RREZIK pêr 300 MIJË FËMIJËT SHQIPTARË që kanê ngwlur në SHQIPÈRI , sepse KRYE GRANITQARI PETRIT VASILI i ZI , ju ka VJEDHUR dhe ju ka PLAÇKITUR të ARDHMEN !! SPAK të bêj KUJDES dhe shumè KUJDWS me AKUZAT !!! Ç'JANË kèto AKUZA "SHPÈRDORIM DETYRE" ???????????? !!!!!!!!! AKUZAT duhen ngritur të FORTA si psh : GENOCID kundèr FÈMIJÈVE SHQIPTARË , RRËNIM i SHOQÈRISË dhe VARFÈRI , nèpèrmjet KORRUPSIONIT dhe PLAÇKITJES sè SHTETIT , SHPOPULLIM !!! Këto duhet tê jenë AKUZAT që SPAK duhet tè ngrejè kundèr këtyre MASKARENJÉVE POLITIKANË që VJEDHIN , GRABISIN dhe PLAÇKISIN SHQIPÈRINÊ dhe POPULLIN SHQIPTAR . ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

    Përgjigju
  • Shark: 21/10/2024 18:33

    Shyqyr se na ishte neveritur ky, madje bente dhe te fortin. Boll hengri per 33 vjet kaloj si pasha, tani ndyshoj koha.

    Përgjigju
  • xXx: 21/10/2024 18:32

    Te nxorren si legen o Like natyralisti...

    Përgjigju
  • Altin: 21/10/2024 18:31

    Respekte pafund Z. DUMANI.

    Përgjigju
  • Zari: 21/10/2024 18:29

    Mossssss. Na iku ky sportisti per lesh. Tani do boj stervitje ne burg. Na lan palester pa trajner. Po Besi si do ja boj tani? Do fillioj te haje fara te cepi pallatit.

    Përgjigju
    • Emi: 22/10/2024 23:34

      Hallall. Show të gjitha. Gjasme janë divorcuar. Po fshijn të palarat e tyre. Se po e ndiejn zjarrin. Hahaha????

  • LESHeLI HAJDUTËRI (LSI , (PL): 21/10/2024 18:10

    Respekte pafund për SPAK dhe ALTIN DUMANIN në veçanti , por PA KONFISKIM të PLOTË të çdo PASURIE që Likja i LESHeLISË disponon , do të QUHEJ ZERO me BISHT !!! I BËJ THIRRJE SPAK që të KONFISKOJË PASURITË dhe LLOGARITË BANKARE të PALIGJSHME të Ilir Metës !!! KONFISKIM , JO SEKUHESTRIM , por KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/10/2024 18:09

    As goli i Nedim Bajramit kundèr Italisè nè europian nuk ka shkaktuar kaq eufori nè radhèt e shqiptarève. Nè vend tè klithmave tè gèzimit dhe brohoritjeve pa fund, sot shihni sytè e shqiptarève,,,ndriçojnè nga njè gèzim i brendshèm. Èshtè ndriçimi qè tè jep ajo shpresa qè vdes e fundit dhe qè ata pothuaj e kishin humbur.

    Përgjigju
  • Nebi: 21/10/2024 18:02

    Nje lajm i shkelqyer per shoqerine Shqiptare, por kjo qe ndodhi sot dhe para nje viti, te mos shfryhet si rasti i shtatorit 2014 kur u arrestua dhe u lirua super Fullani. SPAK duhet te gjurmoje parane, eshte doktrina efikase Falkone kunder mafies dhe anarkise ekonomike shteterore. Kaloj barren e proves hajdudeve, ata duhet ti justifikojne, ndryshe parate ne arken e shtetit, dhe mendimi im eshte qe parate e konfiskuara krimineleve,te kalojne ne llogarine financiare te pensionisteve, më me pak se 200 mije leke te vjetra ne muaj.

    Përgjigju
  • Bledi: 21/10/2024 17:29

    Meta ta quaje veten me fat! Sepse shoket e tij ne kohen e pararendesit te Rames, Hoxha, i vriste ose "vetvriteshin". Por per nderet qe i ka bere Rames dhe meqe e solli ne pushtet, burgun ta quaje turizem.

    Përgjigju
  • Dan: 21/10/2024 17:24

    Lajmi i mire eshte se pas Berishes dhe Metes, radha po i vjen Rames. Lajmi i dyte i mire eshte qe te gjithe lloji i lidereve-spiune te SHBAve ne Shqiperi, heret a vone i flakin si plehra. Lajmi i trete i mire eshte qe asnje prokuror i SPAK qe ka perfunduar Magjistraturen nuk duket i perzjere me keto "goditje" politike. Pupacet si Kraja apo Dumani po u skadon afati dhe duhet te mbyllin llogarite sipas cka u kerkon "vija e partise".

    Përgjigju
  • ana: 21/10/2024 17:03

    BURG DHE SEKUESTRO,,,ZOTI U BE NE NE SOT,,,KEMI 33 VJET QE PO NA VJEDHIN DHE PLACKISIN,,,DISA KATUNDARE....O ZOT VDEKSHIN NJE ORE E ME PARE....

    Përgjigju
  • Korca: 21/10/2024 16:54

    MË NË FUND... një kryekriminel i arrestuar ashtu siç duhej dhe i takonte si kriminel ordiner që pati nderin të ketë të gjitha postet e mundshme në një vend që mbretëroi...

    Përgjigju
  • Mjaft me "Dekllarata"!: 21/10/2024 16:13

    Ngjarje me vlere Kombetare. Ilustrim PSE Kryeministri Edi Rama ishte, mbeti dhe eshte tejet nervoz... Pas kesaj, 1-Kryetari i Bashkise Tirane, Erion Veliaj, 2-zv.Kryemiistrja dhe Ministre e Energjise dhe Infrastruktures dhe Kryetare ekzekutive e disa Bordeve milionEuroshe pagese mujore, Belinda Balluku, 3-vete 'NaltMadhnia' e Tij, Kryeministri Edi Eama e me pas Damian Gjiknuri, Olta Xhacka e Artan Gaci, Oligarku i pompave te ujit, deputeti Arben Pellumbi, si dhe Eduart Shalsi, etj., etj., ESHTE E DOMOSDOSHME TE VIHEN E TE SHPALLEN NEN HETIM PENAL DHE SEKESTRIM TE PASURIVE - e nuk duhet te jene perjetesisht me pjese e politikes dhe e vendim-marrjeve ne kete Shqiperi te rrjepur e te rraskapitur perj TYRE! VETEM KESHTU MUND TE MBYLLET "TANZICIONI" CFILITES i "O Shqipni e Mjera Shqipni, Keta (Salihi, Iliri e Edvini) t'vune prape (tash 35 vjet) me krye ne hi? ..."

    Përgjigju
  • Faik: 21/10/2024 16:13

    RESPEKTE për SPAK dhe ALTIN DUMANIN ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

    Përgjigju
  • Tao: 21/10/2024 16:10

    Nje falenderim i madh ne kete dite feste shkon per Halit Valterin, Adriatik Doçin, Romeo Kara, Hidajet Beqirin qe kane fol me te madhe aferat e Metes dhe madje e kane kallezuar ne SPAK. Po ashtu dhe per Altin Dumanin dhe gjithe prokuroret e SPAK.

    Përgjigju
  • Ligji: 21/10/2024 16:10

    Te jete raatesi qe Like Floriri u arestua nje dite pasi prangosen Elidon Kotorin? Perse duan ti bashkojne ne qeli te dy? Cfare vrasjesh dhe shantazhesh ka bere Kotori me banden e tij per llogari te kupoles Meta - Kryemadhi? Nuk eshte fiction, eshte nje dosje e plote qe fle prej 25 vitesh ne sirtar. Klithmat e Blushit dhe te tjereve jane per ti nxjerre friken vetes. Nese dikush therret sot proteste per Liken nuk mblidhen as 20 vete.

    Përgjigju
  • Grand hotel europa: 21/10/2024 16:10

    Gon qela ka zaptu lulishten me grand hotel europa , bashk me ilir meten pushta

    Përgjigju
    • Lleshi: 21/10/2024 18:13

      Popo me lekt e ilir metes po asht RAMA ne pushtet jo ilirr meta ka 12 vjet hahahahahahahahahah QEKE PATRONAZHIST HAHAH SPIUN

    • Fshati Kosmaç: 21/10/2024 17:46

      Te tana ndertimet ne Shkoder e Velipoj(resortin)qe ka ba Gon Çela jan paret e hajnave te LSI Ilir e Monikes(pastrim leku).Goni ka rradhen tesh.Leku pa djers nuk xen ven!!

  • Niku: 21/10/2024 16:03

    Dite shprese per shqiptaret!!!! Forca Spak zvarre te gjithe kush ka futur duart ne pasurine e popullit.

    Përgjigju
  • Negociatat: 21/10/2024 16:02

    Skenari I Kroacise mesa duket 2-3 vjet Albania futet ne EU

    Përgjigju
  • Dakord: 21/10/2024 16:01

    Rroftë Shqipëria! Hallall SPAK, USA dhe EU. Ditë e shënuar 21 Tetori!

    Përgjigju
  • Shkodra: 21/10/2024 15:50

    Mbas ketij arrestimi asht rrit me 20% kg Arit ne bursa

    Përgjigju
    • ccc: 21/10/2024 17:01

      Shkodra, kjo eshte anomali e madhe pasi duhet te kishte rene!

  • Turi: 21/10/2024 15:47

    Kjo dhurate i erdhi nga Nasip Naco kur ju bashkua PS. Me te ardh ne krye ne 2011 Naco shkarkoj krahun e djathe te Metes ne ministri, Durim Krajen, ish sherbys i Genc Rulit po qe Meta nuk e levizi per arsyes te pervojes se tij spektakolare per manipulime ne tendera. Durim Kraja u vu ne shenjester te KLSH per abuzime ne tendera, dhe ate qe i ndjeri Dritan Prifti e denoncoi. Kjo fabrik mafioze duket qe ra ne heshtje nga marveshja Rama-Meta, por tani cdo gje morri fund fal Nasip Nacos.

    Përgjigju
  • Nastradini: 21/10/2024 15:39

    Hopa Dumdumi t'a futi????. Opo kta halabak asgjë s'ka për ti gjetur, se edhe po arritën ti fusin n'burg nuk e mbushin vitin se i zënë zemra. Por gjith ajo pasuri e vjedhur ska për tu kthyer më.

    Përgjigju
  • Turi: 21/10/2024 15:38

    Pas letij super lajmi, i futa nje te dhjere duke kujtuar Salihun

    Përgjigju
  • Drejtësia e Re: 21/10/2024 15:33

    Bravo SPAK e ke gjithë Shqiptarin me vete!

    Përgjigju
  • Velipoja: 21/10/2024 15:32

    Rezorti ne velipoje Grand Hotel Velipoja Rezort esht e ktij ndyrrsires ilir meta, dhe atij Agron Çeles qe shkaterruan shkodren,

    Përgjigju
  • emigranti: 21/10/2024 15:31

    u arrestua si bandit? pse cfare eshte? nuk eshte bandit?

    Përgjigju
  • shqip: 21/10/2024 15:25

    Lufte peshkaqenesh. Peshkaqeni me i forte fiton. Gara vazhdon

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2024 15:24

    DUM DUMANI LIKE FLORIRI 1:0

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/10/2024 15:22

    DumDumani thoshte...ehh si qenkan keto pune..

    Përgjigju
  • Eri: 21/10/2024 15:21

    Populli gezon sot nga ky lajm, por me i lumturi nga te gjithe eshte... Lefter Koka. :)

    Përgjigju
    • Cezma ferres: 21/10/2024 19:02

      Hahahahaha do ia marri shpirtin Likes ne burg

  • Shkodra: 21/10/2024 15:17

    Te hetohet dhe Agron Çela ish deputet i LSI, tani deputet i PS shkoder te gjitha bizneset ne shkoder i ka me Ilir Meten, dhe ky individ sapo eshte ndare me gruan me (zj. Belma Çela) gjoja ndarje siç po e bejne te gjithe te korruptuarit te LSI

    Përgjigju
    • A ke ken nej her ne zall te kirit: 21/10/2024 18:32

      Edhe Gon Çela asht ne hetim per kush nuk e din asht thirr 3 her ne SPAK e po I sillet rreth.Resorti ne Velipoj asht perdor per prostitucion e kur ta marrin vesh BELMA ka ra terri.

    • O belma: 21/10/2024 15:44

      Trego drejten kuj i ka plq me shum K... ty apo gonit

    • Belma: 21/10/2024 15:28

      Me merrni te keqen se jam Nda me at bq, e mora vesht pak vone

    • Kirasi: 21/10/2024 15:24

      Ka koh qe asht nda me belmen , edhe ka fillu me shku ne xhami e ne meke ... po ska shpetim as goni se pasunit e ilirit ka . Kur ishte iliri kryminister u ba grandi ne lulishte

    • Grand hotel europa: 21/10/2024 15:22

      Mos u nda nga belma bebezici , filloi ti vije era peshkut ,

  • LORA: 21/10/2024 15:14

    Kur t'i konfiskojne gjithe pasurite e paligjshme,atehere do besoj se nisi fundi i tranzicionit rraskapites e traumatizues per shumicen e shqiptarve te ndershem e patriote.

    Përgjigju
  • sula: 21/10/2024 15:08

    SPAKU ta hetoje meten per vrasjen e dritan priftit,,,thone qe i kane hedhur helm ne pije,,,oer ti shkaktuar kancer....

    Përgjigju
  • mark: 21/10/2024 15:05

    MORI ATE QE MERITONTE KY PALACO,,,HAJDUT,,VRASES,,KRIMINEL,,,TI MERRET PASURIA ,,,SHTEPI,,PALLATE,,MAKINA,,,LLOGARI BANKARE,, DERI TEK LUGA E KEPUCEVE SEPSE ATO JANE PARATE E POPULLIT....EDHE SALIUT NJESOJ EDHE EDI RAMES NJESOJ,,,EDHE 500 ZYRTAREVE NGA TE DY KRAHET TE HETOHEN,,BURGOSEN,,DHE SEKUESTROHET PASURIA..KANE BERE QEJF KETA PALACO ME PARET E POPULLIT PER 30 VJET....

    Përgjigju
  • Blush lulushi: 21/10/2024 14:58

    Eh mor Blush lulush lulush. Te zune hallet shpejt mor qyqar. Eh mor Blushlulush,blushlulush

    Përgjigju
  • Alb: 21/10/2024 14:56

    Rreziku i popullit si ka vujte dhe po von akoma. Prej kesaj politike te korruptuare

    Përgjigju
  • Taypi: 21/10/2024 14:54

    21 tetori duhet bere feste kombetare

    Përgjigju
  • Durresi: 21/10/2024 14:48

    E di si m duken kto komente si komentet mbas tërmetit tek faqja e termeteve

    Përgjigju
  • Italy: 21/10/2024 14:48

    Jo ne burg, personazheve te politikes shqiptaret, nuk u duhet burgu. Gjynah taskapaguesve shqiptare t'i mbajne akoma me buke e une.Atyre u duhet konfiskim total i pasurise dhe pune ne sherbim te komunitet, nga pastrimi i institucioneve publike ku kane vjedhur, deri tek rruget, kanalizimet, plazhet , banjat e cfaredo lloj gjeje ne te mire te prones publike!

    Përgjigju
  • Mergimtari: 21/10/2024 14:42

    Ekujlibri eshte mjaft domethenes.Arestim nga pozita e menjeher edhe nga opzita.Kushdo qe ka pervetesuar,eshte bashkepunetor me krimin (si Cyrbia)apo cdo pisllek tjeter duhet te perballet me ligjin.Krimi dhe paraja nuk kane krah politik dhe ngjyre.Vetem drejtesia e drejte mund te kethej besimin ne popull.

    Përgjigju
  • Ehhh...: 21/10/2024 14:42

    TRIMI XHA JAHOS!

    Përgjigju
  • Une: 21/10/2024 14:36

    O budallenj jam Ilir Meta haha

    Përgjigju
  • zigur: 21/10/2024 14:31

    SPAK ËSHTË ÇLIRIM I SHQIPËRISË NGA HAJDUTËRIA.KRIMINELI META ËSHTË KOKA E KRIMIT.

    Përgjigju
  • selltik: 21/10/2024 14:24

    kjo tregon se shteti po funksionon , zoti lart e shteti poshte

    Përgjigju
  • Lajmet: 21/10/2024 14:22

    A eshte e vertete?

    Përgjigju
  • Rruga Dibres: 21/10/2024 14:12

    I modh Tosi ! Njelloj ! Lajmi me i "mrekullushem" qe pas vitit 1992 ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • nari: 21/10/2024 14:00

    dite gezimi per ne katunaret

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2024 14:00

    Heqsh kemben zvarre per Saliun dhe Edvinin!

    Përgjigju
  • Sondazhi: 21/10/2024 13:57

    Fiks nje dite pasi arrestohet Cyrbja, por sapak eshte i pavarur.

    Përgjigju
  • Lajm i mrekullushem: 21/10/2024 13:31

    Kontrolloni hotelin ku fle kontrolloni dhe telefonin se do gjeni cudira si komunikon me kriminelet

    Përgjigju
  • Tosi: 21/10/2024 13:25

    Mbas lindjes se femijeve ky ka qen lajmi me i bukur

    Përgjigju
    • Beni: 21/10/2024 14:45

      Hahahaha i madh Ky koment

    • Mondi: 21/10/2024 13:42

      Hahahah ????????

    • Kumbari: 21/10/2024 13:34

      Komenti shekullit

    • Hard: 21/10/2024 13:29

      hahahaha super koment

  • Jim: 21/10/2024 13:24

    Tani them se ka filluar te punoje drejtesia ! Ti merren te gjitha pasurite!

    Përgjigju
  • Lindi: 21/10/2024 13:23

    Goditje fortë e SPAK. Ky hajdut mban shumë gjynahe mbi vete.

    Përgjigju
  • Lsi militantet: 21/10/2024 13:22

    Lajm i mire...

    Përgjigju
  • hektor: 21/10/2024 13:21

    BRAVO SPAK ....

    Përgjigju
  • Shpati: 21/10/2024 13:15

    Arrestohet Likja por jo miliardat dhe kompanite

    Përgjigju
    • Nuri: 21/10/2024 18:13

      O shpati mos fol ti, ke qen pjes e partis dikur, shiko fushkrujen tani

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?