Policia e Lëzhes ka nisur procedim penal për një 65-vjeçar. Gjergj.P banues në fshatin Simon, Komuna Kaçinar Mirdite, me detyrë Kryetari i fshatit Simon, pasi ka leshuar një vërtetim të fallsifikuar shtetasit B L., si i ngujuar dhe ky shtetas mund te përfitonte azil ne vendet Shëngen.

Policia ka niaur hetimet për të parë nëse ky është rast i vetëm apo i përsëritur.   

Ndërsa 42 vjecari Bardhok L. u ndalua nga Komisariati i policisë Rinas gjatë ku ishte nisur për të udhëtuar me familjarët e tij në drejtim të Italisë. Pas kontrollit në aeroport në Pikën e kontrollit në Rinas është konsatuar edhe vërtetimi i fiktiv. 

Mbi të dy këta shtetas rëndon akuza për vepër penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumtentesh”, materiale të cilat tashmë janë në dorë të Prokurorisë së Lezhës.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)