tubimin e djeshëm të opozitës nuk munguan protestues të maskuar që me armë të ftohta provokonin dhe sulmonin kordonin e policisë. Njëri prej tyre, Armando Gecaj, 26 vjeç, është pikasur nga kamerat në disa nga momentet e dhunës që u shënuan si para kryeministrisë, ashtu edhe para Parlamentit. Report Tv sjell pamjet e tij gjatë momenteve të ndryshme në protestë.

Fillimisht nxjerr nga xhepi i xhupit të tij një numër të madh kapsollësh, dhe nis t'i shpërthejë para kordonit të policisë të vendosur në hyrjen e kryeministrisë.

Një militant i Partisë Demokratike, pasi në protestë ka mbajtur flamurin e Partisë Demokratike.

Shfaqet me shashka në duar, gjithmonë në rreshtin e parë të protestuesve. Më tej tek Parlamenti. Aty heq me forcë gardhin metalik të vendosur para godinës së Kuvendit që u tentua të sulmohej nga protestuesit, dhe që detyroi policinë që për herë të parë në këtë protestë, të përdorte gazin lotsjellës, që nuk ishte i nevojshëm në momentin që u ça kordoni me efektivë tek Kryeministria.

Protestuesi me maskë në fytyrë që i duken vetëm sytë, mban në duar edhe një zinxhir.

Ai tashmë është arrestuar nga Policia e Tiranës, dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi edhe vetë ka pësuar lëndime në trup gjatë përplasjeve.

Është i njëjti që Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje.  

Ish-deputeti Bardh Spahia i ka shkuar në spital protestuesit, i cili qëndron në krevat i prangosur në një dorë. Para ish-deputetit, protestuesi, këtë radhë i pamaskuar thotë se nuk ka qenë prezent në asnjë skenë dhune.

Protestuesi i arrestuar ne spital

"Veç kam protestuar. Kam pas një zinxhir. Shi si e kam shpinën, më kan qëlluar në shkelma, këto shenja nuk rrejnë atë se çfarë më kanë bërë mua. Të ma sjellin një kamer që kam qëlluar, nuk i kam gjuajtur kujt, kam mbajtur një zinxhir në dorë, një video tma sjellin mua që i kam nxjerrë policit kapsollë", thotë militanti i PD-së duke ju drejtuar Bardh Spahisë.

Protestuesi tregon shenjat e dhunes

Nga ana e tij, ish-deputeti i drejtohet policëve në salën e urgjencës të spitalit, duke thënë se si mjek që është në profesion, ka ardhur të sigurohet se i lënduari është duke marrë trajtimin e duhur. Në një status në Facebok, Bardh Spahia bën publik edhe emrin e protestuesit, Armando Gecaj 26 vjeç.

"Dhunë e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer në vegël qorre të një regjimi kriminal të shkërmoqur de facto tashmë. Ky është Armando Gecaj, 26 vjeç, i lidhur me pranga, ndërsa ka kontuzione, edema dhe hematoma të shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerëzve të veshur me uniformë që zbatojnë urdhra partiak të eproreve të tyre te inkriminuar deri në fyt, Lleshi e Rama. Dhunë qorre militante, Polici e keqpërdorur", shkruan Bardhi.

Por teksa ngre këto pretendime kundër policisë dhe pro militantit partiak, ndoshta Bardh Spahia ende nuk i ka parë momentet e dhunshme të 26-vjeçarit në protestën e djeshme, të nëntën antiqeveritare, që nisi në 18:00 dhe përfundoi në orën 22:00.