Arrestohet në Kosovë Osmani, i
arratisur pas përplasjeve në Maqedoni

Arrestohet në Kosovë Osmani, i<br />arratisur pas përplasjeve në Maqedoni
Policia e Kosovës e ka arrestuar Sulejman Osmanin, të dyshuarin për pjesëmarrje në konfliktin e armatosur në Kumanovë, gjatë majit të këtij viti, i cili kishte ikur pas arrestimit nga Policia e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Osmani është arrestuar në fshatin Letnicë të Vitisë, nga Policia e Kosovës, bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtarë të lëshuar nga Maqedonia, ka bërë të ditur për AA, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia, policia e Kosovës ka arrestuar një personin me inicialet S.O., i dyshuar për përfshirje në rastin e Kumanovës. Personi i dyshuar është arrestuar në një shtëpi në fshatin Letnicë të komunës së Vitisë. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar një pistoleë TT me municion” tha Kelani. Zëdhënësi i PK-së shtoi se, të gjitha veprimet e policisë janë kryer në koordinim më prokurorin kompetent.

Sulejman Osmani ose “Komandant Sula” ishte njëri nga pjesëtarët e grupit që mori pjesë në konfliktin e armatosur me policinë maqedonase në Kumanovë, në maj të këtij viti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës