Arrestohet në Morinë kosovari
kërkohej në Austri për vjedhje

Arrestohet në Morinë kosovari<br />kërkohej në Austri për vjedhje
  TIRANE - Një 33 vjeçar nga Kosova është prangosur në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit në Kukës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se paraditen e së shtunës, në doganën e Morinit është kapur shtetasi Ardian Dërllupi, nga Podujeva e Kosovës. 33 vjecari ka tentuar që të futet në territorin e Republikës së Shqipërisë por sistemi TIMS ka nxjerrë në pah faktin se ai ishte person i skeduar dhe në kërkim.

Burime të policisë bëjnë të ditur se sapo i riu ka dhënë dokumentat në sportelin e kalimit kufitar, pasaporta e tij është bllokuar e bashkë me të është prangosur edhe poseduesi, në këtë rast i kërkuari. Të njëjtat burime thonë se ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e Austrisë pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhje të rëndë”.

Në Pikën e kalimit Kufitar të Morinit në Kukës pothuajse cdo ditë prangosen shtetas të ndryshëm kosovar të cilët janë të skeduar dhe falë sistemit TIMS ata nuk kanë mundësi që t’I shpëtojnë drejtësisë së vëndeve ku kanë kryer veprat penale.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë