TIRANE - Policia e Tiranës arrestoi sot ndërtuesin Namik Pelivani pas kallëzimit nga një përfaqësi banorësh se janë mashtruar nga biznesmeni. Sipas kallëizmit, Pelivani u ka premtuar disa banorëve se pas prishjes së banesave të tyre private për ndërtimin e pallatit nga firma e tij, do t’i jepte atyre apartamente në këtë pallat.
Pavarësisht kontratave noteriale të firmosura mes banorëve dhe ndërtuesit, Namik Pelivani ka refuzuar t’i japë hyrjet duke mos e njohur kontratën.
Pallati në fjalën ndodhet në zonën e Unazës së Re, ndërsa banorët e mashtruar nga pelevani kanë kërcënuar disa herë se do të hidheshin nga pallati nëse nuk i jepej shtëpia e premtuar. Konflikti mes tyre ka nisur prej vitit 2012.
/Shqiptarja.com

VIDEO