Arrestohet në Francë Haradinaj 
me urdhërarresti të Serbisë

Arrestohet në Francë Haradinaj <br />me urdhërarresti të Serbisë
Arrestohet ne France lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Arrestimi është kryer në Aeroportin ndërkombëtar Bazel-Mulhouse, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia ne vitin 2004.

Lajmi është konfirmuar nga partia AAK, e cila i bën thirrje qeverisë së Kosovës të reagojë, duke ndërprere çdo komunikim me Serbinë, derisa ajo të tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thekson se arrestimi i Haradinajt është i papranueshëm. MPJ bën të ditur se ka nisur note verbale nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj po merret personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë.

Ramush Haradinaj u arrestua edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të fletarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe u mbajt për disa ditë në arrest në Lubjanë.

Lideri i AAK-se u shpall në vitin 2012, i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime Lufte në Ish Jugosllavi. 

Haradinaj ishte komandant i lartë i ish-UCK-së dhe pas luftës themelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një parti parlamentare të cilën ai e udhëheq edhe sot.

d.i.Al.N/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm