Një 42-vjeçar është vënë në pranga në pikën kufitare të Kapshticës për kontrabandë.

Ndërsa shërbimet doganore po kontrollonin një autobus, në bagazhet e 42-vjeçarit u gjendën këpucë, konfeksione e aksesorë rrobaqepësie të padeklaruara, të cilat u sekuestruan.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.