Koka e trafikut të kokainës e heroinës në Evropë, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela! Report TV siguron foton, i transformuar ndër vite

Është arrestuar në Kosovë Gëzim Çela (Çelaj) 55 vjeç ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Ai doli përgjimet e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit dhe u shpall në kërkim nga SPAK në 9 Tetor, ditën kur u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, ndërsa ishin shpallur në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi.

Ndërsa sot u vu në pranga gjatë operacioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës “Fundi i trishtë” në fshatin Dardani të Ferizajt. Në momentin kur u arrestua Çela ka qenë nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria, Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.

Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Në vitin 2015,  Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar. Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit të drogës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Kurse gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe u gjetën 18 kiliogramë heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa. Si dhe u sekuestruan 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte.

Kur mbërrinte në Shqipëri droga dërgohej në shtëpinë e Gëzim Çelës, në Fushe Kuqe. Nga ku kishte si destinacion final vendet e Perëndimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Çelës, policia ka mundur të sekuestrojë 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge. Para 1997-ës, Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
FOTO- Gëzim Çela u arrestua nën shoqërinë e dy vajzave, me to edhe personi që e strehoi, shikoni çfarë iu sekuestrua

1702066960_arme.jpeg

Gëzim Çela i arrestuar këtë mbrëmje në Ferizaj në momentin e arrestimit ka qenë nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria dhe një burri nga Kosova, i cili e kishte strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë. Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt. Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov me 15 fishekë.

Ora 21:09
'Fundi i trishtë', policia: Si u kap në Kosovë baroni i drogës Gëzim Çela

1702066646_1702062333finalprojekt.01072409.Still101.jpg

Policia e Shtetit ka dalë me informacion zyrtar për arrestimin e “baronit” të drogës, Gëzim Çela.

Njoftimi i policisë

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Fundi i trishtë”, u zhvillua si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë shqiptare, Policisë kosovare dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë. 

Kapet në Kosovë dhe vihet në pranga, një shtetas i kërkuar prej vitesh, nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane. Strukturat e Policisë së Shtetit, pas sigurimit të informacionit nga inteligjenca policore, se në Ferizaj, Kosovë, fshihej një shtetas i kërkuar prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, menjëherë e kanë shkëmbyer informacionin me Policinë kosovare dhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë.

Policia e Kosovës, bazuar në informacionin e marrë nga Policia shqiptare, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Fundi i trishtë”, gjatë të cilit, në Ferizaj, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:  Gëzim Çelaj (Çela), 55 vjeç, lindur dhe banues në Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake", pasi:

-Më datë 12.06.2014, në orët e para të mëngjesit, është kapur në flagrancë shtetasi R. H., me lendë narkotike kokainë, e cila ishte nisur nga Kosova në Shqipëri, për llogari të shtetasit  Gëzim Çelaj. Në banesat e këtij të fundit, në Kurbin dhe në Tiranë, janë ushtruar kontrolle dhe janë gjetur dhe sekuestruar 207 kg kanabis sativa, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme.  

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpol Roma, Itali, pasi në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ora 19:58
FOTO/ Transformimi i Gëzim Çelës, ‘bosi i kokainës’ duket se i është nënshtruar operacioneve plastike

 

Report Tv ka siguruar foto të Gëzim Çelës pas arrestimit të tij në Kosovë, mbrëmjen e sotme ( 8 dhjetor).

I njohur si baron i kokainës, Gëzim Çela nga Kurbini duket se i është nënshtruar operacioneve plastike, për ndryshimin dhe kurimin e pamjes së tij të jashtëm.

Kjo pasi në foton e ditës së sotme, kur edhe u vu në pranga, Çela duket më i rinuar në pamje si dhe me shumë flokë. Një tjetër detaj që vihet re janë edhe veshët e tij, të cilët tashmë duket sikur janë më të puthitur me kokën.

Në Kosovë, Gëzim Çela përdorte emrin si Bekim Bajraktari.

Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Ora 19:53
Si kamuflohej në Kosovë baroni i drogës Gëzim Çela, përdorte një emër tjetër

 1702062333_finalprojekt.01072409.Still101.jpg

Baroni i drogës Gëzim Çela i arrestuar në Kosovë kishte gjetur disa metoda për të mos rënë në sy të autoriteteve policore. Krahas ndryshimeve që ka pasur në pamje ai nuk përdorte as emrin e tij. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai përdorte emrin Bekim Bajraktari.

Ora 19:29
Kush është Gëzim Çela, e shkuara e errët në botën e krimit! Nga ish-oficer, në baron droge! Në tetor iu rrethua banesa, në kërkim pas operacionit ‘Flakë në Det’

 

Gëzim Çela, i arrestuar sot në Kosovë, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit “Flakë në det”, për rastin e trafikut dhe shkëmbimit të hashashit me kokainë në mes të detit. Çela ishte në arrati që prej vitit 2014 kur u zbulua laboratori i heroinës në Fushë Kuqe, por vijonte aktivitetin e drogës edhe gjatë këtyre viteve.

Në kuadër të këtij operacioni më 9 Tetor 2023 në Fushë Kuqe, u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, ndërsa ishin shpallur në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi. Operacioni për arrestimin e tij sot ishte një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.

Skema e trafikantëve në Fushë Kuqe:

Policia në bashkëpunim me SPAK kishin informacion për një shkëmbim të mundshëm në det të hapur në zonën e Patokut. Ish polici Amarildo Ismailukaj u zbulua në saj të përgjimeve për komunikimet e tij të shpeshta me skafistin Arben Dalipajn (i vetmi që ja doli të arratiset më 15 gusht).

Ismailukaj jepte me qira gomonet me të cilat transportohej hashashi dhe në këmbim merrej kokaina, të cilën e sillnin nga Kepi i Rodonit 2 ukrainas (të arrestuar), shkëmbimi bëhej gjatë ditës, në det të hapur. Pasi bëhej shkëmbimi, skafisti Dalipaj shkonte të dorëzonte drogën e shkëmbyer (pra kokainën), në restorantin 'Royal Blue' në pronësi  Nderim Çelës nipit të Gëzim Çelës i cili ka edhe një resort në këtë zonë. Më pas, Ismailukaj shkonte në restorant për të marrë gomonet. Policia i gjeti 10 mijë euro në kroskotin e makinës, çka e shtyu të dyshonte se edhe ish polici ishte i përfshirë. 

Por teksa Gëzim Çelaj ishte në kërkim ndërkombëtar, shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj përpos se ishte në dijeni se ku gjendej ‘baroni i drogës’ e shoqëronte atë dhe trafikantët e tjerë me makinë. Policia ndërhyri pasi bënë shkëmbimin në det, sapo i pikasën ukrainasit i kanë vënë flakën kanabisit ndërsa skafisti Dalipaj me pseudonimin ‘Kapelja’ u arratis, dyshohet se mori edhe kokainën.

Kush është Gëzim Çela?

Nga officer i Forcave Speciale para vitit 1997 ku kishte dyshime se ai drejtonte një bandë të vogël, Gëzim Çelaj u njoh më vonë, si “bosi i trafikut të drogës”  nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për këtë trafik,. Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare goditi  një grup, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.  Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit që kishte marrë në Prishtinë, ary ku dhe u arrestuan në flagrancë 3 persona me 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kurse gjatë kontrolleve në vilën e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kg heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa,  9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara, 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës.  Atëkohë policia shoqëroi të vëllanë e tij Kujtim Çelën. Më vonë u arrestua dhe Gëzim Çela. Ai u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia shkoi në shtëpinë e tij ai nuk ishte. Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge. Ndërkohë Çela ka vijuar aktivitetin e tij i pa shqetësuar. Grupi ku ai është dënuar për herë të parë, u bë shumë i njohur, pas arrestimit të Valentina Tufinës e njohur si “Tezja e Kokainës”.

Ora 19:25
Arrestimi i Gëzim Çelës, Balla: U bë me një agjenci të rëndësishme partnere dhe forcat ligjzbatuese në Kosovë

1702044584_balla.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Gëzim Çelës. Balla nënvizon se arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës.

‘Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri.’- tha Rama.

Ora 19:21
I njohur si 'baroni i drogës', del fotoja pas arrestimit në Kosovë të Gëzim Çelës

1702059641_gezimcela.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Gëzim Çelës, i cili u arrestua sot (8 dhjetor) në Kosovë. Gëzim Çela është i njohur ndryshe si bos i trafikut të kokainës.

Urdhër-arresti për Gëzim Çelën u dha pas operacionit policor të koduar “Flakë ne Det”, i cili ishte një bashkëpunim me DEA amerikane dhe Guardia di financa. Grupi u godit në momentin kur po bëhëj shkëmbimi i lëndës narkotike kanabis me kokainë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ATA ISHIN 5: 09/12/2023 15:15

    LEKU E BENE TE VETEN OR TAJJJJJ TAMAM E THE EDHE ZAKONISHT NDIDH E KUNDERTA TAMAM POR E PATE PERJASHTA NGA BRENDA NUK I DIHET E SI THONI DROGA TE PRISHE LEKU TE NDREQ YEAAAAA BABE JETA ESHTE MASHTRIM RREN MS E HARRONI KURRE PARA LACI DESH ME THAN ORTAJJJJJJ

    Përgjigju
  • Heu: 09/12/2023 13:47

    Nga rastet e rralla kur droga te ben njeri, zakonisht ndodh e kunderta...

    Përgjigju
  • Mirela: 09/12/2023 05:13

    E ca ben leku kur ishte dikur su shifte me sy po hajt mo Meqe kishte lek ja varnin nga pak gocat e mbara, Po tashi paska bere dhe nderhyrje me mire se para 20 vjetesh duket Kto te fortit e sotem spo njihen jane bere me keq se luana vjollca Konkurojne kush ben me shume operacione plastike Me mbjedhje flokesh e botox e lifting e acid anti rrudhe ne ftyre..

    Përgjigju
    • Or tej: 09/12/2023 08:28

      Leku ben te veten or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”