DOSJA/ Arrestimi i 6 trafikantëve, policisë i shpëtoi skafisti ‘kapelja’ me kokainën! Droga do fshihej në restorantin e Çelës në Fushë-Kuqe! Ish efektivit iu gjetën 10 mijë euro

FUSHË-KUQE- Report TV siguroi dosjen e operacionit “Flakë në det” ku u arrestuan 6 mes tyre dy ukrainas pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun e drogës në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së. Ndërkohë të ardhurat nga aktiviteti kriminal i investojnë në Shqipëri.

Operacioni i policisë në det, rreth 18 milje larg zonës së lagunës së Patokut, rezulton të ketë patur edhe një personazh të shtatë i cili ka mundur të arratiset teksa policia kryente bastisjen.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia Di Finanza arriti të godasë bandën e 6 trafikantëve në zonën e Fushë-Kuqes, të cilët u kapën në flagrancë pasi shkëmbyen kanabisin për kokainë me anë të mjeteve lundruese gomone e velierë në mes të detit Adriatik.

Në dojen e siguruar nga Report TV të operacionit "Flakë në det" thuhet se trafikantët do të kryenin shkëmbim të kokainës me kanabisin që ndodhej në gomonen e nisur nga Laguna e Patokut në Kurbin, ndërkohë që që prangave i ka shpëtuar Arben Dalipaj, i njohur me nofkën “Kapelja” i cili dyshohet se ka qenë drejtuesi i gomones që u nis nga vendbazimi i lokal Royal Blue", Patok,Kurbin, së bashku me të dyshuarin Besnik Broker. E ndërsa ky i fundit u arrestua në flagrancë në këtë mjet lundrues, 'kapelja' është zhdukur. Sipas dosjes 'kapelja' kishte komunikim me ish policin Ismailukaj, kjo pas kqyrjes së aparatit telefonik të ish-policit.

"Nga kqyrja e aparatit celularë të sekuestruar shtetasit Arlind Ismailukaj, rezulton se me date 15.08.2023 ora 02.58, ky shtetas ka komunikuar me shtetasin me pseodonimin "Kapelja" ku sipas te dhënave të administruara nga policia gjyqësore është shtetasit Arben Dalipaj, shtetas i cili dyhsohet se ishte drejtues i mjetit lundrues tip gomone që u nis nga vendbazimi i lokal Royal Blue", Patok,Kurbin, së bashku me të dyshuarin Besnik Brokeri, i cili u kap në flagrancë në këtë mjet lundrues Sipas të dhënave të policisë gjyqësore mjeti lundrues i drejtuar nga shtetasit Arben Dalipaj dhe Besnik Brokeri, lëndën narkotike do e dorëzonin tek lokal Royal Blue"

Gjatë operacionut u bë i mundur sekuestrimi i vetëm 28 kg kanabis, pasi ngarkesa tjetër u dogj nga dy ukrainasit Kyrylo Ponomarenko dhe Kosiantyn Biello sapo pikasën forcat e policisë së shtetit dhe Guardia di Finanzian, ndërsa ende nuk ka një informacion për kokainë që flitet se do të shkëmbehej.

Sipas dosjes gjithçka u planifikua në restorantin në pronësi të Nerim Çelës, nipi i baronit të kokainës Gëzim Çela. Ambienti luksoz, përdorej si ‘depo’ e drogës. Nga hetimet Besnik Brokeri së bashku me Arben Dalipin u nisën të dy nga restoranti në fjalë me kanabisin dhe do të kthenin po aty kokainën që do shkëmbenin në det.

Në kohën që po kryeheshin kontrollet e ambjenteve rreth ores 02:40 ne oborrin e lokalit u kontatua mjeti tip audi me targe ABOO4A1, ku drejtues mjeti ishte Arlind Ismailuka dhe pasagjer ne vendin e pare Armando Mema. Nga kontrolli i automjetit në pjesën e kroskotin të makinës u gjetën dhe sekuestruan shuma të konsiderueshme parash.

Nga të dhënat e administruara nga policia gjyqësore rezulton se lënda narkotike nga mjeti lundrues tip gomone" do dorëzohej në ambjentet e lokalit "Royal Blue" tek pjesëtarët e këtij grupi kriminal, e më pas do bëhej trafikimi saj.

Me datë 15.08.2023, nga ana e policisë gjyqësore është kqyrur vendi ku ndodhej mjeti lundrues "veliere" i djegur nga shtetasit Kyrylo Ponomarenko dhe Konstandit Bellon. Gjat kqyrjes së kryer nga policia gjyqësore janë konstatuar pjesë të mjetit lundrues të djegur, si dhe disa pako të mbështjella me natriban, në të cilat ndodhej lëndë e dyshuar si lëndë narkotike.

Nga dosja e SPAK del edhe emri i ish efektivit, Arlind Ismailukaj në telefonin e të cilit u gjetën komunikime me Arben Dalipajn, gjithashtu në makinën e tij i shoqëruar nga Arben Memën u gjetën 10 mijë euro të fshehura në kroskotin e makinës.

Pasi është bërë shkëmbimi i kanabisit me kokainën, e cila vinte me një verlierë nga Mali i Zi, gomonia të cilën e drejtonte Brokeri dhe Dalipi, është sekuestruar pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë.

Por brenda saj nuk është gjetur lënda narkotike kokainë, e cila dyshohet se është marrë nga trafikantët shqiptarë. Ndërkohë veliera me lëndë narkotike kanabis, që drejtohej nga dy ukrainasit është konstatuar në afërsi të Kepit të Rodonit. 

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarja Keti Banushi.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; 
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; 
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; 
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
DOSJA ‘Flakë në det’/ Kush ishte ‘kapelja’, trafikanti që i shpëtoi policisë në operacionin antidrogë në Fushë-Kuqe! Njihet si një ndër skafistët më të aftë

1692274238_169218168989898.jpg

Nga dosja e siguruar nga Report Tv sa i takon operacionit antidrogë ‘Flakë në det’ del në skenë një tjetër emër i cili mesa duket i ka shpëtuar policisë së shtetit dhe Guardia di Finanzia-s.

Bëhet fjalë për Arben Dalipajn, i cili figuron në dosje me pseudonimin ‘Kapelja’ dhe kishte komunikime me ish efektivin Arlind Ismailukaj. Në dosje përmendet se gomonen me drogë e drejtonte Besnik Brokeri dhe Arben Dalipaj, të cilët nisën kanabisin nga lokali i Nurim Çelës dhe do sillnin kokainën po në këtë restorant në zonën e Luginës së Patokut. Dalipaj njihet si një ndër skafistët më të aftë në vend. 

Guardia di Finanzia dhe policia e shtetit arrestoi në flagrancë 6 trafikantët por u shpëtoi ‘kapelja’ i cili mund të ketë ikur me not ose me ndonjë nga gomonet e cila mund të ketë pasur edhe drogën e ngarkuar. Detaji i fundit është i pakonfirmuar dhe priten të zbardhen.

Nga kqyrja e aparatit celularë të sekuestruar shtetasit Arlind Ismailukaj, rezulton se me date 15.08.2023 ora 02.58, ky shtetas ka komunikuar me shtetasin me pseodonimin "Kapelja" ku sipas te dhënave të administruara nga policia gjyqësore është shtetasit Arben Dalipaj, shtetasi cili dyhsohet se ishte drejtues i mjetit lundrues tip gomone" që u nis nga vendbazimi i lokal Royal Blue", Patok,Kurbin, së bashku me të dyshuarin Besnik Brokeri, i cili u kap në flagrancë në këtë mjet lundrues Sipas të dhënave të policisë gjyqësore mjeti lundrues i drejtuar nga shtetasit Arben Dalipaj dhe Besnik Brokeri, lëndën narkotike do e dorëzonin tek lokal Royal Blue"

Ora 13:44
DOSJA ‘Flakë në det’/ Trafikantët përdornin ‘Royal Blue’ si ‘depo’ të drogës, në pronësi të nipit të baronit të kokainës në Kurbin

1692272704_24645752219361431132133758745575362034591337n.jpg

Report Tv ka siguruar dosjen ‘Flakë në det’ që lidhet me operacionin antidrogë në Fushë-Kuqe ku ranë në pranga 6 trafikantë, mes tyre edhe një ish efektiv.

Plani i gjashtë trafikantëve ishte të shkëmbenin nëpërmjet ujërave detarë kanabisin për kokainë dhe më pas drogën ta dorëzonin tek lokali ‘Royal Blu’ që ndodhet në Luginën e Patokut. Mësohet gjithashtu se edhe gomonia është nisur po nga ky lokal.

Lokali në fjalë rezulton të ketë qenë në pronësi të Nerim Çelës, nipit të të ashtuquajtur ‘baron’ i kokainës, Gëzim Çela. Aktualisht burime për Report Tv bëjnë me dije se lokali ku ishte planifikuar të ishte ‘streha’ e kokainës, është në pronësi të një gruaje.

Nga të dhënat e administruara nga policia gjyqësore rezulton se lënda narkotike nga mjeti lundrues tip gomone" do dorëzohej në ambjentet e lokalit "Royal Blue" tek pjesëtarët e këtij grupi kriminal, e më pas do bëhej trafikimi saj.

Në dosje thuhet se shtetasi Nerim Cela është prezantuar si pronari lokalit ku është arrestuar ish polici Arlind Ismailuka si dhe Armando Mema.

Gjatë kontrollit në një ambjent të këtij lokali u konstatuan dhe sekuestruan një armë zjarri e tipit pistolet glock. një armë zjarri "zastava", disa pako me fishekë, sasi parash dhe prova të tjera materiale. Në kohën që po kryeheshin kontrollet e ambjenteve rreth ores 02:40 ne oborrin e lokalit u kontatua mjeti tip audi me targe ABOO4A1, ku drejtues mjeti ishte Arlind Ismailuka dhe pasagjer ne vendin e pare Armando Mema. Nga kontrolli i automjetit në pjesën e kroskotin të makinës u gjetën dhe sekuestruan shuma të konsiderueshme parash.

 

Nga të dhënat e administruara dhe hetimet e kryera nga policia gjyqësore rezulton se ka dyshime të bazuara në fakte e prova, se shtetasit Arlind Ismailukaj, Armando Mema Nerim Çela,Besnik Brokeri, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, duke bashkëpunuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, me njëri tjetrin dhe me persona të tjerë të paidentifikuar akoma, kanë konsumuar elementet e veprave penale të Trafikimi i narkotikeve", "Pastrimi i produkteve te veprave penale". "Grupi i strukturuar kriminal". "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi armeve armëve shperthyese dhe i municionit parashikuar nga nenet 283/a,287,333/a.334, 278 të Kodit Penal.

Ora 13:26
Dosja 'Flakë në det'/ Trafikantët shkëmbyen drogën në mes të detit! Kokaina s'u gjend, ukrainasit i vunë flakën kanabisit

Report Tv ka siguruar dosjen e operacionit ‘Flakë në det’. Sipas dosjes trafikantët do të kryenin shkëmbim të kokainës me kanabis ne mes të detit adriatik më 15 gusht. Dyshohet se gomonia e nisur nga Laguna e Patokut në Kurbin, e cila ishte me lëndë narkotike kanabis drejtohej nga Besnik Brokeri. Pasi është bërë shkëmbimi i kanabisit me kokainën, e cila vinte me nje verlierë nga Mali i Zi, gomonia të cilën e drejtonte Brokeri, është sekuestruar pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë.

Por brenda saj nuk është gjetur lënda narkotike kokainë, e cila dyshohet se është marrë nga trafikantët shqiptarë. Ndërkohë veliera me lëndë narkotike kanabis, që drejtohej nga dy ukrainasit është konstatuar në afërsi të Kepit të Rodonit. Dy ukrainasit pasi kanë konstatuar prezencën e policisë i kanë vënë flakën kanabisit.

"Në momentin që mjetet e policisë janë parë nga të dyshuarit, shtetasit Ukrahinas Kyrylo Ponomarenko dhe Konstandit Bellon, që ndodheshin në mjetin lundrues "veliere" kanë vënë flakën mjetit lundrues, në të cilin ndodhej lënda narkotike, dhe kane zbritur në një mjet shpëtimi, ndërsa mjeti tjetër lundrues që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i nisur nga "Laguna e Patoku Kurbin, me shpejtësi është larguar duke u ndjekur nga forcat e policisë. Ky mjet është bërë e mundur të sekuestrohet pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë.

Në këtë mjet lundrues nuk u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, për shkak se ky mjet u largua me shpejtësi në momentin që ka konstatuar focat e policisë dhe pas disa orësh ndjekje e kërkime të kryera nga policia është bërë e mundur kapja e këtij mjeti lundrues i cili në momentin e kapjes drejtohej nga i dyshuari Besnik Agron Brokeri.’- thuhet në dosje.

Ora 13:23
Dosja 'Flakë në det' / Veliera e nisur nga Mali i Zi hyri pa njoftuar në ujrat territorial shqiptare, në afërsi të 'Kepit të Rodonit

1692180326_veliera.jpg

Report TV siguroi dosjen e operacionit “Flakë në det” ku u arrestuan 6 mes tyre dy ukrainas pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun e drogës në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së. Ndërkohë të ardhurat nga aktiviteti kriminal i investojnë në Shqipëri.

"Veliera “Niula” me flamur të huaj e cila kishte ardhur nga Mali I Zi ka hyrë në ujrat territorial shqiptarë në afërsi të Kepit të Rodonit pa njoftuar. Ndërkohë gomonia e nisur nga laguna e Patokut në Kurbin ka udhëtuar drejt saj me shpejtësi.

Me të rënë në gjurmët e dy mjeteve policia në bashkëpunim me Guardia di Financa I ka mbajtur nën mbikqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme.

"Pas administrimit të të dhënave dhe informacioneve nga policia gjyqësore u konstatua se ne dalje nga "Laguna e Patokut",Kurbin, u konstatua një mjet tip gomone duke udhetuar me shpejtësi në drejtim të një mjeti lundrues "veliere" e identifkuar me pas si veliera "NIULA" me flamur të huaj e cila kishte hyrë pa njoftuar në ujrat territorial Shqiptare në afërsi të 'Kepit të Rodonit

Nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit është komunikuar dhe bashkëpunuar me forcat e policisë italiane Guardia di Finanza të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe në Itali, me qëllim kapjen e dy mjeteve lundruese dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Policinë gjyqësore që po ndiqnin hetimet.

Mjetet lundruese janë mbajtur në mbikqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme nga ana e policisë gjyqësore" thuhet në dosje.

Në pranga kanë rënë edhe Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë dhe Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu u arrestuan edhe dy shtetas nga Ukrania Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç. Dy ukrainasit të cilët udhëtonin me velierën me drogë, ishin nisur nga Mali i Zi. Ata i vunë flakën velierës dhe tentuan të ikin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan. Në det policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos veliera e djegur. 

Ora 13:20
Report TV siguron dosjen 'Flakë në det": Policia e dinte për shkëmbimin e kanabisit me kokainë! Droga nga Turqia në Shqipëri më pas në BE! Paratë e krimit investoheshin këtu!

1692291448_1692274238169218168989898.jpg

Report TV siguroi dosjen e operacionit “Flakë në det” ku u arrestuan 6 mes tyre dy ukrainas pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun e drogës në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së. Ndërkohë të ardhurat nga aktiviteti kriminal i investojnë në Shqipëri.

Policia kishte siguruar informacion se më 14 gusht do të bëhej shkëmbimi i drogës. Mjeti lundrues që do të nisej nga Patok Kurbin do të dërgonte kanabis në këmbim të kokainës që do të sillej me një tjetër mjet lundrues nga shtetasit ukrainas.

“Nga nga policia gjyqësore janë siguruar informacione dhe të dhëna për faktin se me datë 14.08.2023, do trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e lloit cannabis sativa" nga vendi i quajtu Patok-Kurbin me mjete lundruese, nëpërmjet detit dhe kjo lëndë narkotike do të shkëmbehej në det me lëndë narkotike të lloit kokainë e cila do të transportohej me një mjet tjetër lundrues me ekuipazh shtetas ukrahinas. Lënda narkotike më pas do të trafikohej nga pjestarët e këtij grupi kriminal"

Mes të arrestuarve është edhe një polic. 

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/08/2023 02:11

    Kushedi,ndoshta /e peshkoni/ ne det kokainen kur te dale ne siperfaqe ose kur t'a sjellin rrymat detare si ai rasti ne Florida!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë