KUKES - Policia e Shtetit ka vënë sot në pranga autorin e masakrës së ndodhur në korrik të vitit 2014 në Kalimash të Kukësit, ku u qëlluan për vdekje dy vëllezër. 

Muharrem Burgjisha, kërkohej prej muajsh nga forcat e rendit dhe vetëm sot është bërë ndalimi i tij në qytetin e Laçit. Ai akuzohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri dy vëllezërit Emri Batusha, 45 vjeç dhe Bilbil Batusha ,30 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të vitit që lamë pas, ndërsa mbeti i plagosur dhe 16-vjeçari Arbër Batusha, djali i Emrit. Nga hetimet e kryera dyshohet s gjithçka ndodhi pas një sherri për kromin në minierën e Kalimashit.

Sipas dëshmitarëve, para krimit autori Muharrem Burgjisha dhe dy vëllezërit Emri dhe Bilbil Batusha, janë konfliktuar fizikisht, duke ushtruar dhunë fizike mbi 45-vjeçarin Batusha. Ky i fundit më pas është larguar duke u rikthyer sërish në stogjet e kromit, ku këtë herë me vete kishte dhe një armë zjarri tip kallashnikov. Me këtë të fundit ka qëlluar mbi dy vëllezërit Batusha, duke lënë fillimisht të vdekur në vend Emri Batusha dhe plagosur rëndë vëllain e tij Bilbilin dhe djalin 16-vjeçar Arbër Batushin.

Pas kryerjes së krimit, autori Muharrem Burgjisha është larguar nga vendngjarja duke arritur t;i shpëtojë arrestimit të policisë së Kukësit dhe ndalimi është bërë vetëm sot.

Redaksia Online
(k.t/Shqiptarja.com)