Prej disa ditësh është arrestuar në Londër Korado Gështënja, 35 vjeç, i kërkuar nga SPAK si i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi është kryer nga autoritetet britanike në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Gështënja kërkohet me urdhër-arrest të SPAK, të miratuar nga GJKKO, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave

Ai po mbahet në paraburgim në Londër ndërsa seanca e radhës për ekstradimin drejjt Shqipërisë do të mbahet  më 2 shtator Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vëzhgimin dhe rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar 2020.

Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak ku mbajt peng dhe u torturua si akt hakmarrjeje për një sasi droge të humbur në Angli, ku përfshihej vëllai i viktimës, Ndrek Prenga. Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Dritan Rexhepi. Deri më tani trupi i Prengës nuk është gjetur.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë