Një ndër personat më të kërkuar të Evropës, i cili ishte në kërkim prej 16 vjetësh, është arrestuar në Maltë pasi kishte vrarë në mënyrë brutale një burrë.
Christopher Guest More Jr, 41-vjeç, u largua nga Britania e Madhe pasi torturoi dhe rrahu për vdekje, Brian Waters para dy fëmijëve të tij të rritur në vitin 2003.
Guest More Jr thuhet se ka shkuar në fermën e z. Waters në Knutsford, Cheshire, për të zgjidhur borxhin e drogës.
Ai u arrestua të enjten mbrëma, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Tre burra të tjerë, John Wilson, 69, James Raven, 60 vjeç dhe Otis Matthews, 41 vjeç, po vuajnë dënime të përjetshme për vrasjen e Brian Waters në Burnt House Farm në Tabley më 19 qershor 2003.
Waters, 44 vjeç, drejtonte një fermë të kanabisit kur 3 burrat sulmuan pronën e tij për ti kërkuar para.
44-vjeçari u lidh në një karrige para se të rrihej dhe më pas ishte djegur.