Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare e Qafë-Thanës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I Arrestuari është Edmond Bofe, me banim në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit në sistem ai rezultoi i shpallur në kërkim nga organet italiane të drejtësisë. Gjykata e Lekos në Itali e kishte dënuar 37 vjeçarin me 7 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale” Pjeswmarrje në organizatë kriminale” dhe “trafikim të lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi.


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)