MORINË- Dy persona janë arrestuar mesditën e sotme, të cilit ishin në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë K. Q, 26 vjeç, lindur në Hoy të Belgjikës. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë në Antëerp ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Trafikim i narkotikëve dhe perkusorëve”. Mësohet se 26-vjeçari ishte pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë. Ai u arrestua në Shqipëri për t'u ekstraduar më pas drejt Belgjikës.
Ndërkohë është arrestuar ditën e sotme edhe një 24-vjeçar nga Kosova me inicialet H. B. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritetet gjyqësore të kantonit të Gjenevës, Zvicër me kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtim prone” dhe “Dhunim banese. I riu dyshohet se ka kryer 21 vjedhje duke hapur me forcë dyert, dritaret e banesave dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të mëdha parash.

Komente

