Arrestohet në Turqi anëtari i klanit mafioz serb 'Kavaç'! Ndër 45 kriminelët më të kërkuar në Evropë! Ishte fshehur në një vilë
Zeljko Bojaniç dhe pamje nga gërmimi në oborrin e vilës
Autoritetet turke kanë arrestuar të dielën Zeljko Bojaniç, një anëtar i grupit kriminal serb “Kavaç”. Ai u arrestua në lagjen Sarıyer të Stambollit. I kërkuar nga Interpoli me një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe i implikuar në kontrabandën e drogës, Bojaniç u akuzua gjithashtu për vrasjen e serbit Risto Mijanoviç.
Efektivët e policisë gërmuan oborrin e vilës ku qëndronte i fshehur Bojaniç, me dyshimin se aty mund të gjendej i varrosur trupi i Mijanoviçit. Vetë Mijanoviç ishte një anëtar i klanit kriminal “Skaljar”, rivali i klanin tjetër mafioz serb “Kavaç” të Bojaniç që nga viti 2014. Po ashtu, Klani “Kavaç” u akuzua për vrasjen e bosit të "Skaljarit" Jovan Vukotiç në Stamboll në muajin shtator.
Mediat turke raportojnë se Bojaniç, i cili njihet me pseudonimin "Boris", ishte ndër 45 kriminelët më të kërkuar të Evropës dhe hyri në Turqi me një pasaportë false që mbante emrin "Andelew Belche Jordan".
Mediat kanë raportuar se anëtarët e një bande turke, kreu i së cilës po mbahet në Itali, janë paguar rreth 1 milion euro për vrasjen e Vukotiçit. Vukotiç, i kërkuar nga Serbia, u kap në Turqi tre vjet më parë dhe u ekstradua në Serbi, ku u lirua pas një gjyqi. Ai me sa duket u kthye në Turqi me një kartë identiteti flasë. Rreth 50 persona janë vrarë në përplasjet e dy klaneve që nga viti 2014.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë
28 Dhjetor, 20:51
-
VIDEO/ Tentohet të shtypen me makinë protestuesit kundër Vuçiçit në Serbi
28 Dhjetor, 15:54
-
'Nënën e kam nga Prishtina', Arda Turan zbulon rrënjët shqiptare
28 Dhjetor, 13:51
-
VIDEOLAJM/ Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk, këndon në shqip
28 Dhjetor, 12:52
-
Kurti u kërkon ambasadorëve të veprojnë shpejt ndaj sulmeve nga Serbia: Beogradi me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundër Kosovës
28 Dhjetor, 12:43
-
Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: Grupi i Radoiçiçit vazhdon të jetë rrezik për Kosovën
28 Dhjetor, 11:19
-
Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror
27 Dhjetor, 18:55
-
Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq
27 Dhjetor, 15:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli
26 Dhjetor, 09:19