TIRANË, 14 Korrik /ATSH/ - Strukturat e hetimit në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë arrestuan sot rreth orës 11.00' punonjësin e policisë Halil Picari.
53 vjecari, Halil Isuf Picari, me detyrë punonjës policie i Ruajtjes së Objekteve në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të vjedhjes në ambientet e një pallati.
Materialet e arrestimit në flagrancë do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në zbatim të procedurave ligjore.
Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi për shtyp, fton të gjithë efektivat e strukturave të Policisë së Shtetit, të bashkëpunojnë së bashku për zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme që mund të kryhet nga individë të veçantë brenda rradhëve të Policisë së Shtetit. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com