Të akuzuarit për krime të lufte, Aleksandar Bulatoviç, i është caktuar masa e paraburgimit prej 15 ditësh. Kjo masë është shqiptuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga gjykatësi i EULEX-it, Charls Hardavej.
Bullatoviqi dyshohet se më 8 prill të vitit 1999, së bashku me dy persona të tjerë ka marrë pjesë në vrasjen e shqiptarit Xheladin Idrizi në Fushë-Kosovë.
Avokati i tij, Miodrag Bërkljaç, ka treguar se arrestimi i Bulatoviçit është bërë në bazë të kallëzimit të fqinjit të parë i tij, Bajram Shalës, i cili e akuzon atë se ai bashkë me dy të tjerë e ka vrarë Idrizin. Akuza është shumë serioze.
Ajo përfshin edhe dy persona të tjerë, identitetin e të cilëve nuk mund ta them, pasi edhe kundër tyre ka filluar ndjekja, - ka thënë Bërklaq. Aleksandar Bulatoviçi është arrestuar nga Policia e Kosovës dje në vendkalimin kufitar në Merdarë.
/Shqiptarja.com