Policia e Tiranës ka arestuar ditën e sotme një shtetas anglez, Mahmmed Mamon Jomir Ali Ahmed Choudhray, 24 vjeç , banues në Londër. Nga ana e Specialistëve për krimin thuhet se këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 7.8 gram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

24-vjeçari u ndalua në rrugën “Sulejman Delvina”, në mjetin tip “Tuareg”, me targë GBREI 3 KYF, ku drejtues i automjetit ishte shtetasi me iniciale E. S, 24 vjeç , gjithashtu banues në Londër, i cili po ndiqet nga policia.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)