Vendosi letra ngjitëse me foto të terroristëve të Banjskës, arrestohet një person në Mitrovicë

Vendosi letra ngjitëse me foto të terroristëve të Banjskës, arrestohet një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicën Veriore pasi është kapur në flagrancë teksa vendoste letra me ngjitje në lokacione të ndryshme, duke përfshirë edhe foton e terroristit të vrarë Stefan Nedelkoviq, pjesë e grupit të kriminelit Milan Radojçiq që organizoi sulmin terrorist në Banjska më 23 shtator 2023.

Mbi 1500 pamflete janë konfiskuar, katër bastisje janë zhvilluar deri më tani, tri në Mitrovicën e Veriut dhe një në Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Veton Elshani, ka bërë të ditur se janë gjetur prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes dhe momentalisht janë duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i pestë në lidhje me këtë rast. 

 “Rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është hasur duke ngjitur disa pamflete që pas verifikimit ka sjellë deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtjes. Ky person me urdhër të prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifikuar edhe katër persona të tjerë, tre nga ta janë intervistuar. Përpos personit të parë që është arrestuar, tre të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, ka përfunduar Elshani./Kosovapress

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë, cilat janë përfitimet

Si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë, cilat janë përfitimet