Një 52-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim prej 18 dhjetorit 2018, kur Gjykata e Apelit e dënoi me 10 vjet e gjashtë muaj burg për trafik të narkotikëve, kryer në bashkëpunim.
Fran Merdhoçi, me banim në Tiranë u arrestua nga Shërbimi i Forcës së Posaçme Operacionale, ndërsa Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të falsifikuara.
Në përfundim të veprimeve 52-vjeçari u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”