TIRANE - Një 28-vjeçar u arrestua nga shërbimet e komisariatit numër 1 në Tiranë ku ju sekuesdtrua një armë zjarri pistoletë, krehër dhe fishekë luftarakë. I riu, D.R, banues në Vorë, qarkullonte me pistoletë pa leje në makinë.
Ai u arrestua në rrugën “Tefta Tashko”, ku gjatë kontrollit policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri tip TT pistoletë me krehëra me fishekë.
I riu do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Komento