Arrestohet për kanosje, i gjenden në makinë 3 predha antitank

Ditën e djeshme nga policia e shkodrës u be arrestimi në flagrancë i shtetasit  Mondi Mujaj, vjeç 41,  banues në fshatin Vukpalaj, Shkoder, sepse ka ushtruar dhune fizike dhe ka kanosur shtetasen Xh. M., vjeç 17, banuese në Vukpalaj Malesi e Madhe. Gjate kontrollit te ushtruar prane baneses se tij, u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 3 predha, te ngjashme me predhat e antitankut. Materialet ne Prokurori, neni 278 e 84 te K.Penal.


Arerstimet të tjera nga policia e Qarkut Shkodër
Më datë11.12.2014, filloi proçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasit :  

Gjovalin Radoja, vjeç 59, banues ne Shkoder.
Nazim Pirani, vjeç 64, banues në Shkoder. 
Kin Vali, vjeç 34, banues në fshatin « Boriç i Vogel », Malesi e Madhe.

Proçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për keto  shtetas u be, pasi sherbimet e policisë në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-se, kanë ushtruar kontroll në banesat e tyre dhe kanë konstatuar se kishin  bërë rilidhje të energjisë elektrike, pasi u është ndërprerë për debitor. Materialet ne Prokurori, neni 137 të K.Penal.
 
Më datë 11.12.2014, pranë segmentit rrugor Postrribë – Shkoder, në afersi të Ures se Bardhajve Shkoder, një mjet Tip motorrçiklete, më ngjyrë blu, i cili është larguar nga vendngjarja, ka aksidentuar shtetasin  Gj. L., vjeç 52, banues në fshatin « Sume » Shkoder, i cili po levizte me biçiklete, i cili  pasi mori ndihmen e pare  prane Spitalit Rajonal Shkoder, u dergua për ndihme më të specializuar, pranë Spitalit te Traumes Tiranë, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet ne Prokurorisë, nenet 290 e 273 te K.Penal 

Më datë11.12.2014, u be arrestimi në flagrancë i shtetasit Ervis Shema, vjeç 32, banues në Shkoder, sepse në lagjen « Ahmet Haxhia », në bashkepunim dhe në mbeshtetje të punonjesve të OSHEE Shkoder, është ushtruar kontroll në matesin elektrik, që furnizon banesen e tij, dhe rrezultoi se furnizohej me energji elektrike edhe pas nderprerjes, që i është bërë me datë 09.12.2014, për arsye të debisë që ka te pa paguar. Materialet ne Prokurori, neni 137 i K.Penal. 

Më datë 11.12.2014, u be arrestimi në flagrancë i shtetases  Enkeleta Lepuri, vjeç 28,  banuese në fshatin « Aliaj », Malesi e  Madhe, sepse në segmentin rrugor Bushat – Shkoder, prane vendit te quajtur « Krye Bushat » Shkoder, duke drejtuar mjetin Benz autoveture, me  Targa SH 0677 E,  nga patrulla e policisë rrugore i është dhënë shenje ndalimi,  por ajo nuk i është bindur urdherit të punonjesit policisë duke vazhduar levizjen, ku  pas disa metrash është ndaluar nga patrulla, ku nga kontrolli  rrezultoi e pa pajisur me leje drejtimi. Materialet ne Prokurori, neniet 291 e 242 te K.Penal.  
 
Redaksia Online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)