KORCE – Në prangat e policisë së Korçës ka rënë një ish-punonjës të burgut të Drenovës, i cili rezultonte i dënuar nga gjykata e Korçës me 1 vit e 2 muaj burg, për shpërdorim detyre. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Tërpo Gjamo, 47 vjeç, banues në Bilisht, ka shpërdoruar detyrën e tij si specialist informacioni, në IEVPDrenovë, ku më datë 23 nëntor 2013, u arratisën 7 të burgosur, nga ambientet e këtij burgu
“Nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit EkonomikFinanciar, me urdhër të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 236, të datës 28.03.2015, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Tërpo Gjamo, 47 vjeç, banues në Bilisht. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim Nr.281, datë 23.05.2014, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 2 (dy) muaj burg, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sqarojmë se ky shtetas, ka shpërdoruar detyrën e tij si specialist informacioni, në IEVPDrenovë, ku më datë 23 nëntor 2013, u arratisën 7 (shtatë) të burgosur, nga ambientet e këtij burgu.” thuhet në njoftimin e policisë
/Shqiptarja.com