Arrestohet Paro Laçi, priten
procedurat e ekstradimit në Itali

TIRANE- Ish-aksioneri i ekipit të Partizanit, Paro Laçi është arrestuar mbrëmjen e të dielës nga policia e Tiranës në një lokal në rrugën e Durrësit. Laçi është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi i 45-vjeçarit është bërë rreth orës 20:00 nga shërbimet e Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr.3 Tiranë.

"Arrestimi i tij u bë, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në bazë të Urdhërit të Prokurorisë së Apelit Tiranë, për ekzekutimin e vendimit datë 03.04.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila ka shfuqizuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” për efekt ekstradimi në shtetin e Italisë. Kjo masë ka ardhur sepse Interpol Roma-Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar pasi Gjykata e Milanos me Vendim të saj të datës 09.04.2011 e ka dënuar Paro Destan Laçi, me 10 vjet e 6 muaj burg për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikim të lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 73, 80, të nenit 309/90 të Ligjit Italian për Drogat", thuhet në njoftimin e policisë.

Paro Laçi në vitin 2011 është dënuar nga gjykata e Milanos me 10 vjet burg nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Pas arrestimit pritet vendimi i Gjykatës për të realizuar edhe ekstradimin e tij drejt Italisë për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Paro Laçi u arrestua rreth dy vite më parë për korrupsion dhe qëndroi në ambientet e paraburgimit për 9 muaj, për t’u liruar më pas.

Ai akuzohej se kishte ndikuar tek gjyqtarët e Apelit në Shkodër, së bashku me disa persona të tjerë, për lirimin e Altin Viganit, dënuar me 25 vite burg për vrasje, duke ofruar 125 mijë euro. Paro Laçi u arrestua ne mars te 201 1 në momentin që po merrte 40 mijë euro nga një biznesmen. Kundrejt kësaj shume, ai i kishte premtuar këtij biznesi sigurimin e një licence dhe leje minerare për shfrytëzimin e një miniere në Bulqize, ndërsa u akuzua ne atë kohë edhe për trukim ndeshjesh sportive. E megjithatë pas 9 muajsh paraburgim u la i lirë.

Gjatë asaj kohe ai akuzoi madje edhe ish-kryeministrin Berisha, duke e bërë atë përgjegjës për arrestimin e tij. Deklaratat u bënë nga salla e gjyqit, ku Laçi para trupit gjykues në Durrës në pritje të caktimit të masës së sigurisë theksoi se arrestimi i tij ndodhi ngaqë “kam mbështetur gjithmonë Berishën, ndërsa tani jam kundër tij”.

Lajmi i përditësuar

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve