Erjon Sejdiraj, një 37-vjeçarë shqiptarë është arrestuiar nga Policia Italiane në bashkëpunim me Policinë e Interpolit pasi akuzohet për grabitjen, përdhunimin dhe vrasjen e një prostitute në Itali, 15 vite më parë, pikërisht në dhjetor të 1999.

Viktima e cila u vra dhe u varros nga shqiptari në lumit Po, në Piancenza ishte një prostitutë, Ponce Ramirez nga Ekuadori.

Sipas mediave italiane, Sejdiraj pas kryerjes së vrasjes është larguar në drejtim të Belgjikës.

Ka qenë një  telefonatë që ai ka bërë me prindërve të tij që jetojnë në Itali, që policia të vihej në gjurmët e vendodhjes së tij.

Sipas mediave vendase, policia bëri të mundur arrestimin e tij në Piacenza të Italisë, në bashkëpuni edhe me Policinë e Interpolit. Policia i ka nisur hetimet fillimisht në

Ferrara të Italisë e më pas kërkimet janë fokusuar në Belgjikë. Atja Sejdiraj kishte nisur një jetë të re me gruan dhe tre fëmijëte tij.

Për krimin e kryer dhe për përfshirjen në grupe prostitucioni në Itali, shqiptari ishte dënuar me burg të përjetshëm në mungesë.  Ndërsa dy bashkëpuntorët e tij, Robert Ziu dhe Fatmir Vangjelai ishin dënuar me 23 vite burg.

Sipas mediave, Robert Ziu është arrestuar dhe ndodhet në burg ndërsa Fatmir Vangjelaj është ende në kërkim.
Erjon Sejdiraj 
(Në foto Erjon Sejdiraj dhe Ponce Ramirez​)

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)