Por Çypi nuk është i panjohur për publikun. Dy vite më parë ai ka akuzuar policinë se tentoi ta ekzekutojë për t’i faturuar më pas grabitjen e ndodhur në atë kohë në aerportin e Rinasit, ku u rrëmbyen thasët me miliona euro të një banke teksa po transportoheshin jashtë shtetit.
Çypi rrëfeu në atë kohë për gazetarin investigativ Artan Hoxha se ishte qëlluar me armë nga policia gjatë një ndjekie, por pati shpëtuar pa lëndime.
“Në polici dhe në prokurorinë e Laçit kjo ngjarje nuk ekziston. Çypi pretendon se kanë tentuar ta eliminojnë, si të dyshuar për grabitjen.
Policia nuk e ka pranuar zyrtarisht, por ma kanë pranuar verbalisht se kanë patur një aksion për të kapur një person që ishte i dyshuar për grabitjen.
Një orë pas ngjarjes, është kthyer një automjet tjetër me tre persona që kanë mbledhur gëzhojat që ishin qitur në vendin e ngjarjes. Unë disponoj një predhë që mund t’i shërbejë hetimit se me çfarë arme është qëlluar”, deklaroi Artan Hoxha dy vite më parë lidhur me këtë ngjarje.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com