TIRANË - Pas gati dy vjetësh në arrati, policia vënë në pranga Ish-drejtorin e kabinetit të ish-ministrit të Punës Spiro Kresa. Klevis Bitro u arrestua në Tiranë pranë maternitetit nga seksioni kundër Krimit Ekonomik. Bitro akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve gjatë kohës që ka qenë shef kabineti në ministrinë e Punës gjatë qeverisë “Berisha”.

Bitro është dënuar dy herë nga gjykatat e vendit. Në korrik të vitit 2014, ai u dënua me 2 vite e pesë muaj burg për abuzimet me tenderin e reklamave 200 milion USD dhe tenderin për festimet e “1 Majit”.
 
Ndërsa dënimi i dytë ka të bëjë po me abuzim me detyrën, ku Bitro vodhi me anë të mashtrimit dhe falsifikimit 1676 euro, që ishin dieta për një udhëtim në Gjenevë. Për këtë akuzë ai u dënua me 10 muaj burg.
 
Përveç dy vendimeve që dënojnë Bitron, ai është kallëzuar në prokurori edhe nga ambasada SHBA-së në Tiranë. Ky kallëzim është bërë pasi, është arritur të vërtetohet se, ka pajisur me dokumente false, tre persona të cilët janë dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundrejt parave. 

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)