Arrestohet për korrupsion, K/Inspektor Antonio Bexhet Nazëraj

 
TIRANË, 17 Korrik /ATSH- I. Vata/ - Policia e Shtetit ka arrestuar te enjten punonjësin e policisë, Antonio Bexhet Nazëraj, me detyrën e ndihmës-specialistit për hetimin e krimeve të hapura në Komisariatin e Policisë ne Lushnjë.
Burime nga Ministria e Brendshme bene te ditur se strukturat e Hetimit të Sektorit të SHKB-së në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier kryen ekzekutimin e "Urdhërit të arrestit" të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, ndaj punonjësit të Policisë, K/Inspektor Antonio Bexhet Nazëraj.
Arrestimii tij u bë, pasi nga hetimi rezultoi se në bashkëpunim me dy punonjës të Policisë së qarkullimit rrugor, të arrestuar në datën 02.05.2014, në bashkëpunim, kanë kryer veprën penale "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 e 25 të Kodit Penal. /a.ke/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella