PUKE-Një 17-vjecare u arrestuar nga policia në qytetin e Pukës për vjedhje të energjisë elektrike. Kristina Kola të cilën e shihni në këtë foto të bërë nga burgu i qytetit të Pukës është jetime. Ajo jeton së bashku me nënën Marie Kola, tre motrat dhe vëllain e mitur.
Kjo familje gjendet në vështirësi eknomike, pasi në familjen e tyre punon vetëm nëna dhe së bashku me një pension nga humbja e babait janë gjithcka kanë për të siguruar bukën e gojës.
Operacioni i ndërprerjes se energjisë i filluar në të gjithë vendin, mbërriti edhe pranë banesës së varfër, duke ia ndërprerë energjinë si debitorë ndaj shtetit.
Por ashtu sikurse ka rrëfyer Kristina Kola para prokurorëve, ajo së bashku me nënën e kanë rilidhur energjinë për të gatuar bukën e përgatitur vaktin e radhës.
Në momentin kur specialistët e OSHEE janë rikthyer në banesë për të riprerë energjinë, në shtëpi ka qënë vetëm 17 vjecarja me motrat më të vogla dhe vellain.
Kristina Kola ka pohuar se me të ardhurat e familjes së saj ata nuk mund të paguajnë faturat e energjisë, përpos faktit se duhet të dërgojë edhe motrat e vëllain në shkollë. Ndërkohë ditën e shtunë gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 17 vjecaren.
Ky rast është denoncuar nga dega e PD-së ku gjithashtu akuzuan qeverinë për shpenzime të tepërta për festat e nëntorit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO