Arrestohet personi i 58-të i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike drejt vendeve të BE-së (VIDEO)

Është arrestuar ditën e sotme një person i përfshirë në një prej katër bandave kriminale të cilat u kapën ditën e djeshme duke e çuar në 58 numrin e të arrestuarve nga ky operacion, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 të tjerë. Policia njofton se në pranga ka rënë H. S., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas policisë gjatë operacioneve në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan në total rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate,  2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara të cilat do të trafikoheshin në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së. 

Autoritet policore greke vunë në pranga 34 persona pjesë e këtyre grupeve, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve

Ndërsa gjatë operacionit të zhvilluar në Shqipëri, u arrestuan 23 persona.

Policia njofton se nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre grupeve të strukturuara kriminale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të përfshirë. Farat e kanabisit merreshin në Holandë, kultivoheshin në laboratorë në Shqipëri, dhe më tej trafikoheshin jashtë vendit. Grupet kriminale akuzohen edhe për kalimin e paligjshëm të emigrantëve klandestinë nga Lindja e Mesme për ne vendet e Bashkimit Evropian.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 13/09/2019 18:30

    NUK shkohet me trafikante droge ne Europe,,keta I beme dhe deputet,,,thirrini mendjes o shqiptare,,,merrni kazmat e lopatat e punoni,,,hani buke me djerse,,,ai eshte lek hallall...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia