KRUJË - Një inspektor i policisë, i cili nuk raportonte për mbjelljen e lëndës narkotike Kanabis Sativa në zonën që ai mbulonte është arrestuar nga kolegët e tij. 

I arrestuari është Osman Rexha, me detyrë ndihmës specialist i policisë së zonës në Komisariatin e Krujës dhe kishte nën varësi qytetin e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth. 

Inspektori i policisë ishte nën hetim prej tre muajsh, ndërsa sot SHÇBA ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë së Krujës për masën e sigurisë “Arrest me burg” për Rexhën.

Më 25 maj në fshatin Larushk policia e Krujës zbuloi 2 parcela me 6000 bimë narkotike Canabis sativa për të cilat Osman Rexha nuk kishte raportuar.

Edhe me 22 korik ë afërsi të fshatit Zaze u gjet një tjetër parcel me 350 bime narkotike Canabis sativa, gjithashtu e paraprotuar prej inspektorit.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)