Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se ka goditur me grusht shefin e tij gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e institucionit.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Adi Hazizi. Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi atij i është komunikuar vendimi për t'u transferuar nga sektori ku ishte në një tjetër. Mësohet se Hazizi ka shkuar në zyrën e shefit të Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit, Skënder Delija, ku fillimisht janë përplasur me fjalë, ndërsa më pas ai dyshohet se e ka goditur me grusht.

Burimet bëjnë me dije se Delija ka deklaruar se dhuna ndaj tij lidhet me detyrën, pasi ishte ai që i komunikoi vartësit vendimin e marrë nga drejtuesit për transferimin.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë