FIER- Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Kreshpan të Fierit, pasi dyshohet se ka mbjellë kanabis në pyllin që ai ruante. N.Y. është me detyrë roje pylli në Ndërmarjen Pyjore Bashkia Fier.

Në pyllin me pisha u gjetën dhe u asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara kanabis. Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shpërdorim detyre".