Arrestohet IT i Zyrës së Shërbimit të Gjykatës në Pogradec, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false në BE e Angli!

TIRANE- IT-ja i Zyrës së Shërbimit të Gjykatës në Pogradec është arrestuar pasi akuzohet se kishte ngritur bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikimit me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Kryesisht falsifikonin kartat e identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Sipas hetimeve rezulton se Zheni Loli është njëri nga hallkat e rrjetit që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorit të Tiranës, Bledar Valikaj firmosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Zheni Lolin nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 i K.Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.617 viti 2024, rezultoi se shtetasi Zheni Loli me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

"Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton se shtetasi Zheni Loli është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë" informoi sot Prokuroria e Tiranës.

Dosja po hetohet nga prokurori Bledar Valikaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Kancelarinë e ktheu në bazë falsifikimi, Gjykata e Korçës sqaron: Zheni Leli, specialist në zyrën e Shërbimit Pogradec

1716022783_fallsifikimiiid.jpg

Përmes një njoftimi për median Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë sqaroi pozicionin e Zheni Lelit të arrestuar sot.

 Nga informacionet paraprake në media, jeni vënë në dijeni për arrestimin e shtetasit Zh.L, ku sipas këtyre mediave ky shtetas ushtron funksionin Shef i IT apo Specialist IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. 

Ju sqarojmë se shtetasi i lartpërmendur është pjesë e strukturës organike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë me funksion Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec, dhe jo në pozicionet e përmëndura në media.

Ora 10:54
Ekskluzive/ Video modeli i kartës së identitetit që falsifikonte shefi i IT së Zyrës së Shërbimit të Gjykatës në Pogradec

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron video ku duket qartë si falsifikohej karta e identitetit në kancelarinë e kthyer në bazë të falsifikimit të dokumenteve të shefit të IT në Zyrën e Shërbimit të Gjykatës në Pogradec

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezultonte se Zheni Loli ishte njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty