Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet si trafikant femrash me qëllime prostitucioni. Policia e Reggio Emilia vuri në pranga Gazmir Dakan, i cili jetonte në Itali pa leje qëndrimi, ndërkohë që ndodhej në kërkimi ndërkombëtar.
 
Gazmir Daka, me origjinë nga Peqini  ndodhej në kërkim edhe nga Interpol, me akuzën shfrytëzim prostitucioni.
 
Sipas të dhënave të policisë italiane, Gazmir Daka është dënuar në vitin 2005 në Itali me 6 vjet e dhjetë muaj burgim për trafik armësh dhe favorizim prostitucioni. Kurse nga një gjykatë shqiptare me shtatë vjet burgim për trafik qeniesh njerëzore.
 
Sipas hetimeve, Daka sillte nga Shqipëria vajza të reja për rrjetin e prostitucionit italian, ku një vajzë shitej për katër mijë euro. Kjo shitje bëhej që në Shqipëri. Sipas ANSA-s, në momentet kur Daka u përball me forcat policore, bëri një përpjekje për t’u arratisur.
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)